LAJMI I FUNDIT:

Gati 100 milionë të vaksinuar kundër coronavirusit në SHBA

Gati 100 milionë të vaksinuar kundër coronavirusit në SHBA

Numri i njerëzve të vaksinuar kundër coronavirusit në Shtetet e Bashkuara po i afrohet 100-milionëshit.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA thanë se mbi 99.6 milionë njerëz, apo 30 për qind e popullsisë amerikane, e kanë marrë së paku një dozë të vaksinës.


Sipas tyre, rreth 56 milionë njerëz e kanë përfunduar komplet vaksinimin.

Kur presidenti amerikan, Joe Biden, ka marrë detyrën më 20 janar, ai ka vendosur si qëllim dhënien e 100 milionë vaksinave në 100 ditët e para në zyrë.

Synimi i ri është dhënia e 200 milionë dozave.

Dy vaksina që përdoren në SHBA, Pfizer/BioNTech dhe Moderna, jepen me nga dy doza, ndërsa Johnson&Johnson me një.

Numri i të infektuarve me coronavirus është përsëri në rritje në SHBA, por larg niveleve të para në janar.

Mesatarja shtatëditore e rasteve është rritur në rreth 66,000, apo rreth 15 për qind më shumë se periudha e mëparshme shtatëditore.

Numri i viktimave është mesatarisht 900 në ditë – shumë më poshtë se gjatë disa periudhave të kulmit pandemik në SHBA, kur ka qenë 3,000 në ditë.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga coronavirusi.

Mbi 30 milionë njerëz atje janë infektuar dhe mbi 553,000 kanë vdekur.

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, coronavirusi ka prekur afro 130 milionë njerëz në të gjithë botën.

Prej tyre, mbi 2.8 milionë kanë vdekur dhe mbi 73 milionë janë shëruar.

Coronavirusi është shpallur pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në mars të vitit 2020. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Prezantohet përbërja e re e qeverisë së re të Serbisë – në mesin e tyre edhe një i sanksionuar nga SHBA

Prezantohet përbërja e re e qeverisë së re të Serbisë – në mesin e tyre edhe një i sanksionuar nga SHBA

Serbia
Pesë persona përfunduan në spital pasi një burrë i sulmoi me 'shpatë', pranë një stacioni të metrosë në Londër

Pesë persona përfunduan në spital pasi një burrë i sulmoi me 'shpatë', pranë një stacioni të metrosë në Londër

Evropa
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori