Përfaqësues i gastronomeve të Gjakovës, Epikad Hoxha nuk është i kënaqur me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për mbylljen e lokaleve pas orës 21:00 për parandalimin e infektimit nga virusi COVID-19.
Hoxha tha se gastronomia është duke u sulmuar shumë nga organet kompetente të Kosovës dhe sipas tij kjo fushë po shihet si vatër e virusit.
“Për shkak të masave që janë ndërmarr ndaj nesh, jemi të injoruar nga organet kompetente të shtetit. Jemi më shumë të prekur, me faktin se pikë synim është gastronomia që po sulmohet. Nuk jemi ata që duam me çdo kusht të punojmë, por nuk duam të jemi nga ata që të na shohin si vatër të virusit”, ka thënë ai.
Hoxha po ashtu shprehu shqetësim edhe për punëtorët e lokaleve, pasi siç tha ai me ritmin e punës nuk do kenë mundësi t’i paguajnë, përcjell Telegrafi.
“Shpenzimet janë të njëjta, qiraja po ashtu, punëtorët s’po mundemi t’i largojmë se nuk po dihet se çfarë vendimi po merret sot e nesër”, tha tutje ai.
Gastronomet e Gjakovës, në shenjë pakënaqësie për vendimin e Qeverisë, kanë marr vendim që në spitalin “Isa Grezda”, konkretisht në dy repartet e saj që janë duke u trajtuar pacientët e prekur nga virusi COVID-19, Pulmologji dhe Infektive, në shenjë solidarizimi, mjekëve t’ju dërgojnë një shujtë ditore deri sa të zgjasë kjo situatë pandemike në vend.
“Iniciativa është marr për me ngrit zërin. Iniciativa është e shoqatës së gastronomeve. Duke pas parasysh rastin, po duket jo e hijshme që vetëm ne të kërkojmë të punojmë. Dhe menduam çfarë të bëjmë. Gastronomet e Gjakovës, vendosëm që t’ia heqim ushqimin mjekëve, për këtë folëm dhe me drejtorin e spitalit. Kësaj nisme ju kanë bashkangjitur edhe bizneset tjera. Ka dhe më shumë, por meqë janë bërë diku 30 biznese, tjerët po i lejmë për muajin tjetër. Ky shërbim po ofrohet deri sa të zgjas pandemia, deri në fund. Jemi zotuar për këtë. Është në rotacion. Dje ka ndodh shujta e tretë. 15 deri 20 racione në ditë. Biseduam me drejtorin, ata ishin duke punuar për dy ndërrime, për mëngjes na tha që nuk ka nevojë, vetëm për pasdite ka nevojë më shumë. Është vendosur që një vakt t’ia heqim, në spitalin ‘Isa Grezda’ në dy reparte, të Pulmologjisë dhe Intensivë. Deri tash janë të siguruar 90 shujta për 90 ditë, d.m.th, tre muaj”, ka thënë përfaqësuesi i gastronomeve të Gjakovës, Epikad Hoxha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi