Nëse ai po ju refuzon në dhomën e gjumit, ka gjasa që nuk është faji juaj. Këtu janë gjashtë arsyet më të shpeshta që e shtyjnë një partner të japë përgjigje negative ndaj ofertës suaj.
Arsyeja 1: Ai vuan nga depresioni
“Depresioni klinik është shkaktari më i madh i largimit të dëshirës seksuale te meshkujt”, thotë terapisti i seksit, David McKenzie. Meshkujt e të gjitha moshave, edhe adoleshentët, mund të përjetojnë dëshirë të pakët seksuale kur po hasen me këtë çrregullim të humorit.
“Kini parasysh se depresioni klinik është një sëmundje fizike dhe jo një dobësi e karakterit”, thotë McKenzie. Çelësi është durimi, veçanërisht kur ai po merr trajtim me antidepresantë, ilaçe që ndikojnë në uljen e interesit seksual. Partneri juaj duhet të konsultohet me një doktor nëse vë re se interferenca e mjekimeve është e madhe krahasuar me jetën seksuale.
Arsyeja 2: Ai ka probleme me qarkullimin e gjakut
Megjithëse problemet me erektimin dhe ejakulimi i parakohshëm janë shumë të përhapura te meshkujt, një burrë që i përjeton këto vështirësi mund të tërhiqet prej partneres së tij nga frika se ajo do të zhgënjehet dhe të mendojë se ai është një burrë i dobët.
Ky problem nuk mund të shmanget. Është e vështirë të diskutohet, por një problem që lihet pa trajtuar mund të rezultojë në një problem edhe më të madh. Më e mira që mund të bëhet në këtë rast është që partnerja t’i shprehë dashurinë mashkullit që ka në krah duke i theksuar se çfarëdo që të ndodhë do ta ketë në krah.
Arsyeja 3: Niveli i testosteroneve të tij është i ulët
“Kur një burrë i kalon të 40-tat, nivelet e testosteroneve tek ai fillojnë të bien”, thotë McKenzie. Nëse kjo ndodh ngadalë atëherë nuk është një problem për sjelljen seksuale të një mashkulli. Por ndonjëherë meshkujt i humbin nivelet e testosteroneve shumë shpejt. Kjo gjendje merr emrin andropauzë dhe vjen me simptoma që përfshijnë humbjen e energjisë, simptoma depresive dhe dëshirë e ulët seksuale. Më e mira që mund të bëni në këtë rast është të konsultoheni me një doktor për të kontrolluar nivelin e testosteroneve tek ai.
Arsyeja 4: Ai është i stresuar për karrierën e tij
Shqetësimi rreth punës mund të jetë një vrasës i vërtetë humori për meshkujt, veçanërisht nëse ata kanë një sukses të caktuar profesional dhe vetëvlerësim të madh. Nëse kjo është arsyeja përse partneri po ju mban distancë në dhomën e gjumit, atëherë duhet të bisedoni për këtë çështje.
Vetëm falë këmbënguljes suaj do të mund të riktheni tek ai gjendjen e mëparshme dhe do të arrini t’ia largoni mendjen nga shqetësimet e karrierës për të kuptuar se familja është më e rëndësishme dhe se vetëm me mendje të qetë mund të zgjidhen disa nga problemet më shqetësuese.
Arsyeja 5: Ai është i rraskapitur
Ka mundësi që, nëse partneri është ftohur ndaj jetës suaj seksuale, ai dëshiron t’ju thotë se është shumë i rraskapitur fizikisht. Mos e merrni personale. Sipas McKenzie, rreth 98 për qind e burrave të cilët ai ka konsultuar janë shprehur se mungesa e interesit seksual nuk ka të bëjë me atë që ndiejnë për partneren e tyre.
Në vend që të lëndoheni ose të mërziteni, filloni të hidhni bazat për një bisedë të sinqertë për ato gjëra në jetën e tij të cilat po e pengojnë të jetë plotësisht me ju. Nëse problemi vazhdon për më shumë se gjashtë javë, kërkoni ndihmën e një terapisti.
Arsyeja 6: Gjërat po ecin shumë shpejt
Nëse po dilni me një mashkull që nuk keni shumë që e keni njohur dhe ai ju refuzon ftesën për t’u ngjitur lart në apartamentin tuaj, kjo do të thotë se ai nuk është gati të jetë me ju në shtrat.
Ndonjëherë edhe meshkujt e gjejnë të vështirë të kryejnë seks pa pasur një përfshirje emocionale me atë person. Në këtë pikë të refuzimit, duhet të ngadalësoni vrullin dhe t’i jepni personit tjetër kohë që t’ju njohë më mirë derisa të arrini në kontaktin fizik. Merreni refuzimin e ftesës si diçka që mund të presë për më vonë.
Këto ishin gjashtë nga arsyet përse meshkujt mund t’ju refuzojnë në shtrat. Në të gjitha rastet nuk është diçka që lidhet personalisht me ju, por ju duhet të luftoni që t’i jepni mashkullit që keni në krah hapësirën e duhur për t’u treguar i sinqertë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni
Masturbimi: Ja çfarë thonë feja dhe shkenca
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm
Përse macet flenë dy të tretat e jetës?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
Tri shenjat e zodiakut që janë më të prira ta thyejnë zemrën e një Dashi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A