Avokati i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Tomë Gashi gjatë intervistës për Telegrafin ka thënë se në bazë të informatave të tij, Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit nuk kanë dashur të merren me çështjen e dosjeve të dërguara në OVL të UÇK-së.
Sipas tij, Policia dhe Prokuroria nuk kanë pasur rol në këtë çështje sepse po të kishin siç tha ai do të ishte skandali i përmasave më të mëdha të implikimit të tyre në këto dokumentacione.
“Sa kam informata, herën e parë kur janë sjell këto dosje në OVL të UÇK-së, Policia dhe Prokuroria e Shtetit të Kosovës nuk kanë dashur të merren me këtë çështje. E kjo më së miri vërtetohet dhe nga një falënderim që është bërë dhe nga ambasadat e shteteve që janë në Kosovë. Këto ishin çështjet e Gjykatës Speciale dhe dokumentet iu dhanë hetuesve që erdhën në OVL të UÇK-së. Polica e Kosovës nuk ka pasur kurrfarë roli, dhe nëse do të ndodhte kështu do të ishte skandali i përmasave më të mëdha të implikimit të policisë apo Prokurorisë së Kosovës, në dokumentacione që ata i quajnë sensitive të Gjykatës Speciale”, u shpreh ai.

Gashi po ashtu tha se si avokat i tyre i ka këshilluar që në asnjë variant mos të publikohen emrat e dëshmitarëve të shkruara, në materialet e dërguara në këtë organizatë.
“Si avokat i OVL së UÇK-së gjithmonë i kam këshilluar që në asnjë variant mos të publikohen emrat e dëshmitarëve. Tentimi i frikësimit të publikimit të këtyre materialeve nuk e ka arritur efektin. Ata kanë premtuar se sa herë të vijnë dokumente do t’i publikojnë. Ishte mesazhi i personit të fundit që i solli dokumentet, që në të ardhmen do të sjellë CD dhe jo materiale të shkruara. Ne nuk e dimë se kush i solli ato, pasi personat kanë qenë gjithmonë anonim dhe nuk ka qenë një person, por tre persona të tjerë. Do duhej që Gjykata Speciale të identifikonte në shtëpinë e vet, njerëzit e vet. Këto dokumente nuk ishin prodhim i OVL së UÇK-së”, ka thënë Gashi.
Avokati Gashi potencoi se nuk e dinë se nga rrodhën materialet të cilat u dërguan në OVL të UÇK-së.
“Prej kujt ka qenë e organizuar ne nuk e dimë, është çështje e Gjykatës Speciale të identifikoj këto persona. Mirëpo ata duhet të gjejnë se nga rrodhën këto materiale nga kjo gjykatë. Ishte diçka që nuk mund të parandalohej. Kjo nuk ka ardhur rastësisht, kjo ka qenë e organizuar”, u shpreh ai.
I pyetur se si e komenton paraqitjen e nënkryetarit të OVL së UÇK-së, Nasim Haradinaj në seancën gjyqësore në Hagë, ai tha: “Haradinaj iu ka përmbajtur asaj që gjithmonë iu ka deklaruar. Ai ka thënë shumë herë në mediat e Kosovës, se nuk ndihet i rrezikuar duke deklaruar figurativisht se ‘Edhe 300 vjet burg të ia japin…’. Është ideja e tij, mendësia e tij, se është duke bërë një punë të mirë të publikimit të dokumenteve. Nuk besoj që ata kanë ndonjë provë për ta shpall fajtor”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe