LAJMI I FUNDIT:

Gashi për rastin e Deharit: Pamjet nuk është dashur të dalin në mënyrë klandestine

Gashi për rastin e Deharit: Pamjet nuk është dashur të dalin në mënyrë klandestine

Analisti, Dardan Gashi ka thënë se pamjet nga Qendra e Paraburgimit në Prizren ku ka vdekur Astrit Dehari të cilat janë publikuar në media nuk është dashur që të shfaqen në mënyrë “klandestine”.

“Ministria e Drejtësisë është dashur të publikojë këto pamje, por jo ato të dalin në mënyrë klandestine”.

“Pse një instancë shtetërore nuk ka dalë publikisht t’i shfaqë ato pamje”.


Gashi, i ftuar në emisionin Zona B në Klan Kosova ka thënë se “ligji ndalon Ministrinë e Drejtësisë që të lëshojë dokumente të tilla në publik”.

“Ligji ndalon Ministrinë e Drejtësisë që të lëshojë dokumente të tilla në publik. Kemi raste të publikimit të mesazheve personale që nuk kanë lidhje me një rast të dyshuar, pra këto synim është kryqëzimi i dikujt”.

“Së pari vdes një i burgosur dhe së dyti shpërndahen pamjet dhe askush nuk del prej Ministrisë së Drejtësisë për të kërkuar falje.

“Gjatë bombardimeve në Kosovë, Nato ka publikuar pamje duke mos lënë hapësirë për manipulim”.

“Kjo video që është publikuar ka pasur për synim që të sqarojë diçka”, ka thënë Gashi.