Edhe pse futbolli i luajtur ka përfunduar prej disa javësh, sezoni i Shkëlzen Gashit vazhdon ende.

Mesfushori shqiptar i Colorado Rapids është mes 16 kandidatëve për çmimin e lojtarit që ka shkëlqyer në mediat sociale për sezonin që lamë pas në ligën amerikane të futbollit (MLS).


28-vjeçari konkurron me emra si Kaka, Andrea Pirlo, Didier Drogba, David Villa, Sebastian Giovinco apo Giovani Dos Santos.

Futbollisti i Kombëtares kuqezi është drejt kualifikimit në fazën e dytë, pasi ka marrë rreth 60 për qind të votave të publikut në internet përballë Daks MekKartit të New York Red Bullit.

telegrafi sport app