Sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës karshi Kosovës pas situatës së tensionuar në veri të vendit, Lidhja Demokratike e Kosovës i vlerëson si jashtëzakonisht të rrezikshme. Dhe sipas kësaj partie, Kosova në asnjë rrethanë nuk duhet të vijë në një moment të përballet me sanksione nga ShBA-ja.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se situata në veri të vendit është delikate.
Teksa kërkoi sjellje të vetëdijshme politike karshi situatës së krijuar në komunat veriore, Gashi theksoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po sillet në mënyrë tekanjoze dhe të paarsyeshme.
“Situata nëpër të cilën po kalon vendi është jashtëzakonisht delikate, prandaj ne nuk mund të sillemi sikur nuk po ndodh asgjë. Ajo çka po shohim këto ditë në pjesën veriore të vendit është jashtëzakonisht e ndjeshme dhe kërkon sjellje të vetëdijshme politike dhe po ashtu veprime, të cilat janë në interes të vendit”.
“Kryeministri i Kosovës për momentin duket se ka një sjellje tekanjoze dhe të paarsyeshme sidomos me deklaratat të cilat i bën në drejtim të zyrtarëve më të lartë të vendeve partnere, të cilat janë të panevojshme, të paarsyeshme, të palogjikshme dhe absurde. Pra, një kryeministër i tillë nuk i duhet Kosovës, një sjellje e tillë e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë nuk i duhet hiç se hiç, neve sot më shumë se kurrë na duhet uniteti i brendshëm dhe bashkëpunimi i palëkundur ndërkombëtar”, tha ai.
Lidhur me sanksionet e ShBA-së karshi Kosovës, Gashi konsideron se këto sanksione janë diçka e rrezikshme për Kosovën.
Sipas tij, raportet e punës në mes kryeministrit Kurti dhe ShBA-së janë të lënduara.
Ai theksoi se institucionet e vendit duhet të shohin interesin shtetëror dhe të punojnë në ruajtjen e raporteve me ShBA-në.
“Sanksionet janë diçka jashtëzakonisht e rrezikshme për Kosovën mendoj se Kosova në asnjë rrethanë nuk duhet të vijë në një moment kur përballet ndërkombëtare sidomos me sanksione nga SHBA…Si duket nga ajo që ju dhe ne kemi informacione është informacion i pjesshëm raportet e punës me kryeministrin si duket raportet me kryeministrin e Kosovës janë të lënduara në raport me SHBA-të dhe partnerëve ndërkombëtar, prandaj edhe ka ardhur deri tek kjo situatë, sepse raportet e tyre të punës si duket nuk kanë besim reciprok dhe mirëbesim…”.
“Edhe deklarata e parë dhe e dytë e sekretarit Blinken po ashtu janë shqetësuese, por mendoj se Kosova duhet të shohë interesin shtetëror, institucionet e Kosovës duhet të shohin interesin shtetëror dhe të ruajnë raportet me SHBA-të, pra është interes shtetërore ruajtja e raporteve me SHBA dhe në këtë rast institucionet e kanë këtë përgjegjësi”, tha ai.
Sipas deputetit të LDK-së, opozita nuk po hesht karshi gjendjes së krijuar në veri të Kosovës dhe se në vazhdimësi ka përkrahur institucionet e Kosovës.
Ai tha se nëse opozita do të dilte me sugjerime konkrete kjo do të ishte e dëmshme për vendin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!