LAJMI I FUNDIT:

Gashi dhe Maksymiuk flasin për progresin në luftimin e terrorizmit

Gashi dhe Maksymiuk flasin për progresin në luftimin e terrorizmit

​Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim ambasadorin e Kanadasë për Kroacinë dhe Republikën e Kosovës, Daniel Maksymiuk, me të cilin kanë biseduar çështjen e sigurisë dhe progresin e arritur në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, ministri Gashi, i kërkoi ambasadorit Maksymiuk vazhdimin e mbështetjes gjatë proceseve integruese të Republikës së Kosovës.

Sipas një njoftimi të ministrisë, në këtë takim u vlerësua lart bashkëpunimi në mes të të dyja vendeve në fushën e sigurisë.


Ambasadori kanadez, Daniel Maksymiuk konfirmoi përkrahjen e mëtejme të shtetit të tij për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe shtetin e Kosovës në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Kronika e Zezë
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

Lajme
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori