Gaseprinit i mungon Ronaldo në Serie A, derisa shpjegon edhe dallimin mes Cityt, Liverpoolit dhe Unitedit

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini këmbëngul se ndeshja kundër Manchester United nuk është ‘vendimtare’ dhe shpjegon dallimin mes Djajve të Kuq, Liverpoolit dhe Manchester Cityt.
Atalanta do të presë Unitedin në stadiumin Gewiss nesër (e marte). La Dea është në barazim me pikë me Villarealin në Grupin F të Ligës së Kampionëve.
Gasperini foli në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes evropiane kundër Djajve të Kuq.
“Për ne, është një lojë e rëndësishme, por vetëm nëse fitojmë”, deklaroi Gasperini
“Ne e dimë se na duhen gjashtë pikë nga tre ndeshjet e ardhshme, kështu që kjo ndeshje është e rëndësishme, por jo vendimtare”.
Atalanta u përball me Liverpoolin dhe Manchester United gjatë dy sezoneve të mëparshme të Ligës së Kampionëve.
Ata morën një pikë në dy ndeshje kundër skuadrës së Pep Guardiolës dhe mundën Reds në Anfield.
“Kur u takuam me Liverpoolin dhe Cityn, ata ishin në kulmin e tyre”, shtoi Gasperini.
“Ata ishin të organizuar, solidë dhe me një identitet të qartë. Për mua, United duket si një ekip në ndërtim e sipër. Megjithatë, ata kanë potencial të madh, nuk kanë qenë të qëndrueshëm, por janë ende një ekip shumë i fortë”.
Merih Demiral është rikuperuar nga një dëmtim, por Berat Gjimshiti është ende jashtë fushës dhe nuk do të jetë në dispozicion kundër Djajve të Kuq.
“Palomino dhe Demiral nuk kanë probleme, GJimshiti po përballet me një lëndim në krah, ai nuk po e lëviz siç duhet, kështu që nuk mund të luajë”, bëri të ditur Gasperini.
“Toloi do të kthehet pas pushimit dhe Matteo Pessina është afër, nuk e di nëse do të rikuperohet në kohë për ndeshjen kundër Cagliarit. Kemi motivimin dhe përkushtimin e duhur për të përballuar këtë sezon”.
Cristiano Ronaldo shënoi fitoren kundër La Dea dy javë më parë, dhe tashmë ka shënuar katër gola ndaj Nerazzurrëve.
“Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm, por të gjithë e njohin atë”, potencoi më tej Gasperini.
“Ai po bën shumë mirë në Manchester United dhe i dha shumë Serie A. Personalisht, më vjen keq që e shoh atë të kthehet në Angli sepse gjithmonë shpresoj të përballem me lojtarët më të mirë në Itali”.
“Solskjaer bëri një punë të shkëlqyer vitin e kaluar, edhe nëse United do të dilte i dyti. Man United ka potencial të madh, por ata nuk janë gjithmonë të qëndrueshëm. Megjithatë, ata do të arrijnë objektivat e tyre edhe në Ligën Premier”, përfundoi Gasperini. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker