Davide Frattesi është njëri nga zbulimet e sezonit në elitën e futbollit italian Serie A.

Mesfushori i talentuar italian është duke bërë një sezon të madh me fanellën e Sassuolos dhe ka zgjuar intersimin e skuadrave më të mëdha italiane.


22-vjeçari që luan në rolin e mesfushorit qendror ka zhvilluar 19 ndeshje ku ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim.

Davide Frattesi 2

Il Messaggero ka raportuar se ka një garë mes tri klubeve të mëdha italiane Romës, Interit dhe Milanit për t'i siguruar shërbimet e lojtarit.

Në fakt Frattesi ka qenë edhe më parë pjesë e Romës, por në vitin 2017 u shit për te Sassuolo për pesë milionë euro.

Davide Frattesi

Reprezentuesi i Italisë U21 është duke shkëlqyer derisa vlera e tij është rritur në rreth 15 milionë euro këtë edicion.

Gjithnjë sipas gazetës italiane, tri klubet e mëdha italiane pritet të bëjnë oferta për lojtarin gjatë janarit. /Telegrafi/

telegrafi sport app