LAJMI I FUNDIT:

Gardianët ankohen, nuk janë përfshirë si staf i uniformuar në Projektligjin për pagat

Gardianët ankohen, nuk janë përfshirë si staf i uniformuar në Projektligjin për pagat

Punonjësit e sistemit të drejtësisë, veçanërisht ata të Shërbimit Korrektues, po ndihen të diskriminuar me Projektligjin e ri për pagat, kjo pasi mbi 1, 700 punëtorë nuk janë përfshirë në këtë projektligj si staf i uniformuar.

Në këtë rast, bëhet fjalë për gardianët e Burgut të Dubravës, të cilët i mbikëqyrë Shërbimi Korrektues.


I zhgënjyer me këtë është edhe kryetari i Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës, Zenun Sadikaj, i cili thotë se përkundër faktit se kaherë kanë paraqitur kërkesat e tyre, ende nuk është bërë asgjë për të përmirësuar pozicionin e tyre.

Sadikaj ka shpalosur disa nga kërkesat kryesore të kësaj sindikate.

“Ndër kërkesat më kryesore është Ligji i Shërbimit Korrektues, ku kemi pasur si premtim nga ish-ministri Hajredin Kuçi, i cili deri më tani nuk është bërë dhe, sipas mendimit tonë, shumë pak është bërë në këtë drejtim. Një kërkesë e dytë dhe me shumë rëndësi është që ne Shërbimi Korrektues nuk jemi të përfshirë në Ligjin për paga, do të thotë të gjithë janë të përfshirë, Policia, FSK-ja, doganat, zjarrfikësit e të tjerë, ne nuk jemi fare të përfshirë”, tha Sadikaj, për Kosovapress.

Tutje, ai thotë se është e papranueshme që të jenë staf civil, e jo staf i uniformuar.

“Sipas Ministrisë të Shërbimeve Publike, po del se ne nuk jemi fare staf i uniformuar, por jemi staf civil. Sipas nesh, është e pranueshme që ne të jemi staf civil e jo uniformues. Pra, këtu është bërë një e padrejtë ndaj Shërbimit Korrektues, për këtë jemi të mllefosur dhe kemi bërë kërkesa me shkrim”, theksoi ai.

Sipas tij, krahas njohjes së punonjësve të këtij shërbimi, si staf i uniformuar duhet rregullohet edhe mosha e pensionimit të gardianëve.

“Si kërkesë tjetër del që mosha e pensionimit të jetë 55 vjet sikurse parashihet të jetë Policia, dhe si është për momentin FSK-ja. Dua t’iu informojë se mosha mesatare e shërbimit korrektues është 48-49 vite. Për këtë, stafi është i mplakur dhe nuk mund t’i kryej detyrat në Shërbimin Korrektues… Në Qendrën e Shërbimit Korrektues në Dubravë, qe 10 vite askush nuk është pranuar si punëtor i ri dhe mbi 190 veta e kanë lëshuar, kanë vdekur ose janë suspenduar e nuk është pranuar asnjë punëtorë i ri. Gjë që dëshmon se me të vërtetë stafi është shumë i vjetruar”, u shpreh Sadikaj.

Sadikaj shton se Shërbimi Korrektues përballet me një mori problemesh, përkundër raportimit të tyre tek institucionet përkatëse./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kalo në kategori