LAJMI I FUNDIT:

Garcia: Në procesin e negociatave në mes RMV-së dhe BE-së mund të ketë pengesa nga vende të tjera

Garcia: Në procesin e negociatave në mes RMV-së dhe BE-së mund të ketë pengesa nga vende të tjera

Ne e mbështesim Maqedoninë e Veriut në kërkesën dhe vendosmërinë e saj për të qenë anëtare e plotë e Bashkimit Evropian, thotë ambasadori spanjoll, Jose Luis Lozano Garcia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai për “Radio Evropa e Lirë” thotë se nuk përjashton mundësinë që në procesin e negociatave të hapen kërkesa të tjera nga shtetet e tjera anëtare, edhe nëse miratohen ndryshimet kushtetuese, nga të cilat varet mbajtja e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare.

“Në korrik të vitit 2022, u miratuan konkluzione bazuar në Marrëveshja e Miqësisë dhe kjo është pjesë e procesit. Dhe këtë proces mund ta them me kënaqësi se negociatat u hapën në korrik 2022. Që të vazhdojnë, është një kusht i qartë, që është ndryshimi i Kushtetutës dhe ka nevojë. A do të thotë kjo fundin e pengesave? Nuk dua të dërgoj një mesazh pesimist, përkundrazi.


Ajo që po themi ne, si dhe instancat e tjera të BE-së, nga shtetet anëtare, është se kur jeni në proces, për të thirrur Konferencën e Dytë Ndërqeveritare, duhet të plotësoni atë kusht, pra të miratoni ndryshimet kushtetuese, dhe pastaj gjërat do të marrin një drejtim tjetër. Mund të ketë kushte dhe kërkesa të tjera nga vende të tjera, por në fund gjërat do të marrin një dimension dhe rëndësi tjetër. Çfarë do të thotë kjo? A do të jetë kjo pengesa e fundit? Mund të ketë edhe shumë pengesa të tjera”, thotë ambasadori i Spanjës në RMV./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori