Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve të mbahet nga 13 deri më 17 nëntor, ndërkaq dita kur qytetarët në disa komuna do të hedhin votën për të dytën herë është caktuar 19 nëntori.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale janë 19 komuna të cilat kanë shkuar në garën e balotazhit, ndërkaq subjektet politike ende nuk kanë vendosur se kë do ta mbështesin në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve.
Kështu kanë deklaruar disa nga zyrtarët e partive politike, të cilët janë shprehur se janë duke shqyrtuar mundësitë e përkrahjes së ndonjërit nga kandidatët në ato komuna ku ata nuk garojnë.
Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi ka thënë për Telegrafin se ende nuk kanë marrë vendim.
“Ne nuk kemi bërë marrëveshje paraprake dhe ende nuk kemi vendosur për të përkrahë ndonjërin nga subjektet politike”, ka thënë Kurteshi.
Edhe nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i ka thënë Telegrafit se ende janë duke diskutuar rreth kësaj çështje.
“Ende jemi duke i diskutuar komunat veç e veç dhe po i shqyrtojmë propozimet e degëve tona në lidhje me mbështetjen potenciale që mund t’ua ofrojmë kandidatëve të caktuar në komunat ku ne nuk reagojmë në raundin e dytë” u shpreh Krasniqi.
Në të njëjtin pozicion janë edhe në Nisma për Kosovën.
Sekretari i këtij subjekti, Bilall Sherifi ka thënë se javën e ardhshme mund të dalin me një vendim për secilën komunë.
“Jemi duke u konsultuar me degët tona, dhe besoj se javën e ardhshme do të dalim me qëndrime për secilën komunë veç e veç, nuk do të kemi qëndrim të njëjtë për të gjitha komunat, por varësisht nga kandidati”, tha Sherifi.
E, sekretari i AKR-së, Vesel Makolli, ka thënë se do të bashkëpunojnë me atë i cili do ta përkrah vizionin e këtij subjekti.
“Ende nuk kemi vendosur, do t’i shqyrtojmë mundësitë, kryesore ka me qenë se kush e përkrahë më shumë vizionin tonë”, ka thënë Makolli për Telegrafin.
Telegrafi ka kontaktuar edhe zyrtarë nga LDK dhe AAK-ja, por nuk ka arritur të marrë ndonjë qëndrim nga ata.
Kujtojmë se në raundin e dytë të zgjedhjeve LDK garon në nëntë komuna, PDK në shtatë, Vetëvendosje në gjashtë komuna, AAK në gjashtë komuna dhe AKR e Alternativa nga një komunë /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjykimi për falsifikim të rezultateve të votimit, veçohet procedura për ish-deputetin Haxhi Shala

Puna e AKI-së që çoi deri te aktakuza ndaj dy të dyshuarve për spiunazh te shërbimi sekret serb

Taravari vizitoi Spitalin e Prilepit, promovoi aparate të sofistikuara nga 20 milionë denarë për ndërhyrje kirurgjikale

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij