Anëtarë e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi, Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione së bashku me përfaqësues nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur kanë vizituar varrezat në Veriun e Mitrovicës në të cilat varreza para disa ditësh pati gërmime për të gjetur mbetjet mortore të të pagjeturve nga lufta e Kosovës.
Kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Kushtrim Gara tha se varrezat e myslimanëve në Veri të Mitrovicës kanë qenë një nga lokacionet që është trajtuar me prioritetet gjatë këtij viti.
“Varrezat e myslimanëve në Veri të Mitrovicës kanë qenë një nga lokacionet që është trajtuar me prioritet gjatë këtij viti…për shkak se Brenda hapësirës së varrezave dhe në mungesë të informacionit të saktë mundësia për gabuar sigurisht se është shumë e madhe sepse çdo hapësirë e hapjes në këtë lokacion mund të jetë me gjetje mortore. ..gjatë këtij viti janë realizuar katër gërmime në këto varreza…në këto lokacione janë gjetur të varrosura mbetjet mortore të paktën ose minimumi i gjashtë persona viktima të luftës…Sigurisht që ditët në vijim nuk përjashtohet mundësia për t’u rikthyer prapë në këtë lokacion, meqë ka numë të viktimave që vazhdojnë të jenë në listën e personave të zhdukur që në bazë të informatave të familjarëve , nuk përjashtohet mundësia të jenë në hapësirat e këtyre varrezave”, tha ai.
Ai ka apeluar tek banorët e Mitrovicës se nëse haset në mbetje mortore në pjesën kockore dhe që nuk janë varrosur sipas traditës dhe rregullit fetar, të mos lëvizin eshtrat dhe të lajmërojnë institucionet e Republikës së Kosovës.
Ndërsa, Drejtori i Instituti të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka thënë se informatat në varrezat myslimane të veriut kanë qenë gjithmonë pozitive.
“Nuk është e lehtë që t’i qasesh këtij terreni, duhet shumë punë para qasjes në terren duke marrë parasysh koordinatat e sakta, fotografitë satelitore, të gjitha informatat të ndërlidhen dhe të diskutohen dhe mund të them se nga aspekti profesional në këto varreza myslimane të veriut kemi qenë gjithmonë pozitivë sepse informacionet kanë qenë të mira, puna përgatitore ka qenë e mirë dhe kemi gjetur mbetjet mortore që kanë qenë do të thotë 25 trupa në pjesë të epërme të këtyre varrezave dhe 48 trupa në pjesën e poshtme. Pastaj është faza e dytë që ne e quajmë fazë teknike, dalja me ekskavatorë, lopata, varësisht prej terrenit, hapja e tyre, marrja e pjesëve kockore, dërgimi në institutin e mjekësisë ligjore, kryerja e autopsisë, gjetja e mostrës, gjinisë, gjatësisë së tij gjatë jetës, kurse marrja e mostrave dërgohet në komitetin ndërkombëtar për persona të pagjetur prej çka pastaj presim identifikimin përmes”, tha ai.
Ndërkohë që ka thënë edhe se 90 përqind e këtyre lokacioneve janë identifikuar dhe se janë në pritje të analizave të profilit gjenetik.
“90 përqind e këtyre lokacioneve janë identifikuar tash jemi në pritje të analizave të profilit gjenetik. Kurse sa i përket mbetjeve mortore që gjenden në morgun tonë aty jemi duke bërë një inventarizim sepse për 21 vite janë mbledhur edhe ato të luftës së parë dhe të dytë botërore kur kanë hapur ndonjë temel e që kanë dalë pjesë kockore…ajo pjesa e luftës është duke u ndarë në anën tjetër. Janë raste të cilat nuk janë lidh me profilin gjenetik të familjarëve. Kemi diskutuar edhe me komisionin parlamentar dhe kemi treguar se ekziston një numër mbi 20 apo 30 familjeve që refuzojnë të japin edhe më tutje të japin gjak. Janë lojë sekserët cilët i nxisin dhe mendojnë që janë të gjallë nëpër burgje private. Pra thjesht kjo është çështje tjetër që kemi kërkuar që na nevojitet çdo ndihmë që këtyre njerëzve t’iu shpjegohet procesi, të japin gjak sepse besueshmëria është shumë e lartë që i kanë të afërmit e tyre në morg”, tha ai.
Sipas tij pak ka gjasa që puna në këtë lokacion të vazhdojë deri në pranverë, për shkak të kushteve atmosferike si dhe angazhimit tashmë edhe në Serbi dhe lokacionet tjera.
Deputetja Teuta Haxhiu, ka pyetur se fakti që disa herë po punohet në këtë lokacion, a nënkupton se informacionet nga Serbia nuk po jepen të vërteta dhe të sakta.
“Meqë disa herë po hapen varrezat. Disa herë është punuar në këtë lokacion . a nënkupton kjo që informatat nuk po vijnë të sakta nga Serbia që jam shumë e sigurt që asnjëherë nuk janë të vërteta sepse e dimë që i fshehin faktet apo sepse është dhimbje e shumëfishtë e familjarëve nëqfotëse punohet në të njëjtin lokacion për disa herë “ka pyetur ajo.
Haxhiut i është përgjigjur Gara.
Gara: Pa analizuar në mënyrë të hollësishme informacionet është e vështirë puna në hapësirat e varrezave
“Edhe në qoftëse sigurohet një informacion, pa u analizuar në mënyrë të hollësishme, pa përkthye këtë informacion në terren, është vështirë puna në hapësirë të varrezave siç jemi tani sepse mundësia për të gabuar është shumë e madhe”, potencoi ai.
Besa Ismaili, bisedimet teknike të grupeve në Bruksel a ju kanë ndihmuar në gatishmërinë e Serbisë për të afruar qasje në punën e juaj këto lokacione
“A ju kanë ndihmuar këto bisedime të grupeve teknike në Bruksel në gatishmërinë e Serbisë për t’iu ofruar qasje organizatave ndërkombëtare dhe juve për punë në këto lokacione apo ka qenë një proces që ka filluar edhe para këtyre bisedimeve. Duam të dimë se tash një fillim më i hapur dhe i dukshëm i punës së juaj a është rezultat i punës suaj a po jo?”, pyeti Ismaili.
Gara ka thënë se me rëndësi është se çështja e personave të pagjetur të vazhdoj të trajtohet me prioritet të veçantë nga të gjitha institucionet.
“Për ne çka është me rëndësi, është se çështja e personave të personave të pagjetur është që të vazhdoj të trajtohet si çështje me prioritet të veçantë për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës. Sigurisht derisa çështja mund të jetë lartë në agjenda të takimeve ndërkombëtare padyshim që ka një nxitje reagime. A një dinamikë të shtuar javëve dhe muajve të shtuar, mirëpo puna duhet të kuptohet si një proces i vazhdueshëm për shkak se punohet në adresim të informatave para së gjithash në përpjekje për t’iu përgjigjet kërkesave të familjarëve të të pagjeturve”, tha Gara. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLaert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Vdes edhe personi i dytë pas të shtënave me armë në Klinë
Veliu: Askush dhe asnjë forcë nuk mund të më largoj nga LDK-ja
Mendimi paralajmëron shi dhe borë të enjten - temperaturat në rënie
Gjuajtje me armë në Klinë, një i vrarë dhe një i plagosur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit