LAJMI I FUNDIT:

Gara e filmit të shkurtër “Junior Oscar”

Gara e filmit të shkurtër “Junior Oscar”

Është hapur thirrja për pjesëmarrje në garën e filmit të shkurtër “Junior Oscar”.

Anibar në bashkëpunim me IPKO Foundation dhe në përkrahje nga Programi për Arsim Themelor i USAID-it, organizon garën e pestë “Junior Oscar” për filmin më të mirë të shkurtër 10 minutësh në kategoritë në vijim:


  • Filmi më i mirë nga nxënësit e klasës 1-5
  • Filmi më i mirë në gjuhën angleze
  • Filmi më i mirë dokumentar
  • Tregimi më i mirë
  • Filmi më i mirë i animuar i punuar me programin ALICE

Të gjithë nxënësit e shkollave fillore kanë të drejtë të marrin pjesë, dhe të punojnë në ekip për realizimin e filmit. Temat e filmave do të jenë si në vijim: mbrojtja e mjedisit (ujit, tokes, ajrit), mbrojtja e kafsheve dhe ngrohja globale.

Data e fundit për aplikim është 30 Prill ndërsa filmat fitues do të marrin pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Animuar “Anibar” prej 15-21 gusht të vitit 2016.

Për më shumë informata në lidhje me aplikimin mund të drejtoheni në: http://anibar.org/sq/junior-oscar/