LAJMI I FUNDIT:

Ganiu: Emrin e Justina Shkupit, vullnetares shqiptare në luftën e Spanjës, do ta sjellim në Çair

Ganiu: Emrin e Justina Shkupit, vullnetares shqiptare në luftën e Spanjës, do ta sjellim në Çair

Një rrugë apo institucion shëndetësor i Komunës së Çairit do të bartë emrin e vullnetares shqiptare të Luftës së Spanjës, shoqes së bankës së Nënë Terezës – Justina Shkupi, ka njoftuar sot kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu pas takimit që kishte me publicistin Daut Dauti, i cili edhe e solli këtë ide.

Justina, siç thonë nga Komuna e Çairit, është me prejardhje nga Shkupi dhe shoqe e shkollës së Nobelistes Nënë Tereza, por edhe është femra e vetme në grupin e vullnetarëve shqiptarë që kanë marrë pjesë në Luftën e Spanjës kundër regjimit të diktatorit Franko, personazhi i së cilës përshkruhet në romanin e Petro Markos,“ Hasta la vista”.

“Me publicistin Daut Dauti sot u dakorduam që Justina Shkupi, shoqja e bankës së Nënë Terezës dhe vullnetarja shqiptare nga “Hasta La Vista” të nderohet nga Komuna e Çairit, duke e bartë emrin e saj njëra nga rrugët apo institucionet tona shëndetësore”, ka deklaruar Ganiu.


Ai vlerëson se vendosja e emrit të Justina Shkupit në Komunën e Çairit do të jetë nderë për të gjithë.

“Këtë ide të zotit Dauti personalisht do t’ia prezantoj Këshillit Komunal të Çairit dhe të njëjtën shpresoj që ta zbatojmë shumë shpejt. Përkujtoj se gjithmonë jemi në përpjekje për të nderuar figurat tona që na kanë lartësuar si komb, e idetë si të zotit Dauti janë më se të mirë se ardhura”, është shprehur kreu i Çairit Ganiu.

Ndryshe, emrin e Justina Shkupit tanimë e bartë një rrugë e Madridit.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Kalo në kategori