Zëvendësministri në detyrë i financave, Gani Koci ka reaguar ndaj kërcënimit të burrit të deputetes së VV-së Albulena Haxhiut ndaj deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

Koci përmes  një postimi në Facebook ai i ka kërkuar Alban Krasniqit, që ta ruajë “kukullën”,  siç e ka quajtur Koci deputeten e VV-së, pasi sipas tij ajo duhet t’i ruajë bombolat e gazit lotsjellës.


“E kanë të kotë! Le ta ruaj “kukullen”e vet në shtëpi se i duhet me i fshehë bombolat e gasit, aty ku nuk duhet, për kuvend!”, ka shkruar ai në facebook.

Postimi i plotë i Kocit:“Urrejtja patologjike e militantëve të Vetvendosjes ndaj Drenices në veçanti, dhe ndaj PDK-së në përgjithsi nuk ka të ndalur! Burri i Albulena Haxhiut, vërtetë nje kriminel i Bandes kriminale të Dardanëve te VV-së, pērpiqet ta “frikësoj” Blerta Deliun, pas debatit në RTK, me këtë mesazh! E kanë të kotë! Le ta ruaj “kukullen”e vet në shtëpi se i duhet me i fshehë bombolat e gasit, aty ku nuk duhet, për kuvend!” (sic), ka shkruar Koci./ Telegrafi/