LAJMI I FUNDIT:

Gani Geci dënohet me tre vjet e gjysmë burg për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit

Gani Geci dënohet me tre vjet e gjysmë burg për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit
Foto: Arkiv

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci është dënuar me tre vjet gjysmë burgim pasi u shpall fajtor për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në njërën nga kafeteritë e Skënderajt.

Ai akuzohet se në gusht të vitit 2014 në ballkonin e kafeterisë “N’Qosh”, e kishte privuar nga jeta, Ruzhdi Shaqirin me të cilin kishte pasur një konflikt të mëhershëm.


Prokuroria pretendon se në kohën kur kishte ndodhur vrasja, Geci ishte duke dalë nga kafeteria dhe po shkonte në drejtim të sheshit bashkë me Zijadin Gecin, ndërsa Ruzhdi Shaqiri më 7 persona të tjerë kanë qenë të ulur në një tavolinë në anën e djathë të ballkonit, raporton Kallxo.com.

Sipas aktakuzës përderisa Geci po dilte nga lokali kishte dëgjuar fjalët “Selam Alejkum”, dhe kishte ndalur dhe ishte kthyer nga drejtimi prej nga kishte dëgjuar fjalët më që rast e kishte parë Ruzhdi Shaqirin, i cili kishte ngritur dorën e djathtë lartë në ajër.

Aktakuza përshkruan se Geci i kishte thënë të ndjerit Shaqiri, “a i ke mbledhur pleqtë për t’u betuar se ku ke qenë rreth orës 19:10”. Sherri përshkruhet se kishte filluar kur Shaqiri kishte shtyrë tavolinën me këmbën e tij të majtë duke ia kthyer Gecit “zhduku, p…n.., unë nuk ta kam frikën, nxirre dhe gjuaj”, thuhet në akuzë.

Siç përshkruhet në aktakuzë derisa Shaqiri ishte duke thënë këto fjalë Geci kishte ngritur dorën e djathtë pas shpine dhe duke u ndier i ofenduar dhe i kërcënuar nga viktima Shaqiri e kishte nxjerrë revolen duke shtënë katër herë në drejtim të viktimës.

Për këto pretendime të prokurorisë, Gani Geci gjatë gjithë kohës ishte deklaruar i pafajshëm për vrasje të rëndë ndërsa për të njëjtën vepër ishte dënuar më parë me 4 vite e gjysmë nga Gjykata e Mitrovicës.

Rasti me vendim të Gjykatës së Apelit ishte kthyer në rigjykim.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori