LAJMI I FUNDIT:

Galliani takohet me Perezin

Galliani takohet me Perezin

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, është duke synuar të bëjë transferime interesante gjatë afatit kalimtar veror, duke u takuar me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, për këtë çështje, ndërsa në bisedime nuk mungoi as Rui Costa i Benficas.

La Gazzeta dello Sprot njofton se top tema e diskutuar nga dy krerët e klubeve, ishin transferimet e Lassana Diarras, Gutit, Marcelos dhe Rafael van der Vaartit.

Në ndërkohë, Galliani pritet që së shpejti edhe zyrtarisht të arrijë marrëveshje me drejtorin e Benficas, Rui Costa, për mbrojtësin brazilian David Luiz. Rui Costa ka marrëdhënie të mira me Rossonerët, për shkak se luajti në San Siro me vite të tëra. /Telegrafi/