LAJMI I FUNDIT:

Galliani: Kaka nuk dëshiron të kthehet te Milani

Galliani: Kaka nuk dëshiron të kthehet te Milani

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka thënë se është pak e mundur që Kaka të rikthehet te klubi i tij i vjetër gjatë kësaj vere.

“Çfarë bisedova me Florentino Perezin? Ishte vetëm një bisedë mes dy miqve të vjetër. Berlusconi kërkon Cristiano Ronaldon? Ai ka thënë se nuk largohet për asnjë çmim. Të rikthehet Kaka? Mendoj se ai është i pashitshëm”, tha Galliani sipas La Gazzeta dello Sport.

Kaka kaloi gjashtë sezone të jashtëzakonshme te Milani, derisa u transferua te Real Madridi për 65 milionë euro. /Telegrafi/