LAJMI I FUNDIT:

Galatasaray ishte shumë afër transferimit të një tjetër futbollisti nga Kosova, por në momentin e fundit u tërhoq nga gara

Galatasaray ishte shumë afër transferimit të një tjetër futbollisti nga Kosova, por në momentin e fundit u tërhoq nga gara

Milot Rashica ka kompletuar huazimin te Galatasaray ditë më parë nga Norwich City.

Megjithatë gjiganti turk përveç Rashicës ka mundur të transferojë një tjetër futbollist me prejardhje nga Kosova, por në momentin e fundit janë tërhequr nga gara.

Mediumi turk ‘Fotomac’ ka shkruar se Galatasaray ishte afër të nënshkruante me ish-kapitenin e Kosovës, Edvin Kurtulus, por në momentin e fundit marrëveshja ka dështuar.


Edvin Kurtulus

Skuadra e madhe turke kërkonte mbrojtësin e Hammarbyt për t’ia dhënë edhe pasaportën turke pasi ai konsiderohet si një turk i Kosovës edhe pse ka lindur dhe është rritur në Suedi dhe përfaqëson tanimë këtë shtet.

Por në fund Galatasaray u tërhoq nga marrëveshja, pasi nuk munden t’ia jepnin pasaportën turke dhe ta aktivizonin Kurtulusin si futbollist vendor.

Edvin Kurtulus si kapiten i Kosovës U21

Galatasaray një gjë të tillë kishte tentuar ta bëj edhe me Jusuf Demir, një turk me pasaportë austriake, por që nuk kishin marrë përgjigje pozitive nga Federata e Futbollit të Turqisë.

Kësisoj në fund Galatasaray u tërhoq nga transferimi i Kurtulus i cili po shkëlqen në elitën e futbollit suedez me Hammarbyn.

Edvin Kurtulus në debutimin me Kombëtaren A të Suedisë

22-vjeçari më parë ishte kërkuar edhe nga dy gjigantët tjerë turq Trabzonspor dhe Fenerbahce, por pa arritur marrëveshje me Hammarbyn. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

La Liga
E duan top klubet evropian, por lojtari dëshiron të luajë për Guardiolan

E duan top klubet evropian, por lojtari dëshiron të luajë për Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori