Gal Gadot do të bëhet sërish nënë.

Ylli i "Wonder Woman", 35 vjeçe, konfirmoi të hënën se është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë - pasi fansat filluan të spekulojnë në “Golden Globes 2021” të dielën në mbrëmje.


“Shkojmë sërish”, shkroi ajo në Twitter përmes një fotografie krah bashkëshortit Yaron Varsano dhe dy vajzave: Maya dhe Alma.

Screenshot 9 1 Gal Gadot (Foto: Page Six)

Fansat fillimisht vunë re veshjen e Gadot në Globes, ndërsa mahniti me një fustan të bardhë të gjerë të Givenchy.

“Golden Globes 2021” ndërkaq u mbajtën mbrëmë në vende të ndryshme për shkak të pandemisë së coronavirusit.

https://twitter.com/GalGadot/status/1366425834752507907

Filmi “Nomandland” nga Chloe Zhao dhe “Borat Subcendent” nga Sacha Baron Cohen, fituan çmimet kryesore të ngjarjes.

Ndërsa, seritë e preferuara ishin “The Queen’s Gambit”, “The Crown” e “Schitt’s Creek”. /Telegrafi/