Gaethje fiton ndaj Chandler në njërin nga meçet më të mëdha të të gjitha kohërave në historinë e UFC

Justian Gaethje ka fituar përballjen e zjarrtë ndaj Micheal Chandler në peshat e lehta, fitore e cila erdhi me vendim unanim pas tri raundesh të përgjakta në njërën nga luftimet më të mëdha të të gjitha kohërave në historinë e UFC.
Përballja e zhvilluar në Madison Square Garden në New York City në kuadër të UFC 268 ka dhuruar shumë spektakël, por vetëm një fitues.
Është Gaethje, i cili pas tri raundesh luftë të madhe arriti të triumfojë me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj kundërshtarit të tij Chandler.
Chandler bëri disa goditje të mëdha në raundin e parë, por Gaethje, i cili edhe pse e gjeti veten në telashe në raundin hapës, ai ishte duke hedhur themelet për fitoren e tij përfundimtare, duke lëshuar një rrufe goditjesh në këmbën e majtë të kundërshtarit.
Në raundin e dytë, Gaethje ishte përsëri më i mirë duke i dhuruar disa goditje të forta Chandlerit në mjekër, por ‘Mike’ arriti t'i mbijetonte sulmit, duke rifilluar hedhjen e ‘bombave’ të tij disa çaste më vonë, duke treguar se ishte ende shumë në luftë.
Brutaliteti i dyanshëm vazhdoi gjatë raundit të tretë me të dy luftëtarët që goditën me grushte duke dërguar përballjen deri në fund.
Rezultatet përfundimtare ishin 29-28, 29-28 dhe 30-27, të gjitha në favor të Gaethje, i cili me gjasë fitoi një mundësi për tu përballur me fituesin e luftës së ardhshme të kampionatit të peshave të lehta midis kampionit Charles Oliveira dhe sfiduesit Dustin Poirier. /Telegrafi/


















































