Banka Qendrore e Libisë, e cila është nën kontrollin e Gedafit zotëron 143.8 tonë flori, referuar të dhënave më të fundit të Fondit Monetarë Ndërkombëtarë (FMN), megjithëse disa presin që e vërteta të jetë disa tonw më shumë se kaq, raporton Financial Times.

Vlera e kësaj rezerve, ndër 25 më të mëdhatë në botë arrin në 6.5 miliardë dollarë me çmimin aktual. Kjo mjafton për të paguar një ushtri të vogël mercenarësh për muaj dhe ndoshta edhe për vite. Shumë banka qendrore e mbajnë floririn e tyre rezervë, në valutë në Londër, New York ose Zvicër kurse Libia i mban shufrat brenda territorit të saj.


Qeveritë e SHBA-së dhe vendeve të BE-së kanë ngritë miliarda dollarë nga asetet por shitja e floririt mund të kthehet në një litarë shpëtimi për Gedafin.

Bankierët thonë se do të duhet transportimi i shufrave jashtë Libisë në mënyrë që të përfitojë një shifër të lartë nga shitja e floririt. Para se të shpërthente dhuna, floriri ishte depozituar në Bankën Qendrore në Tripoli, por mund të jetë zhvendosur në një vend tjetër si për shembull në Sebha që ndodhet afër kufirit me Çadin dhe Nigerin.

Por bankierët shtojnë se asnjë bankë ndërkombëtare apo dhomë tregtie është e prirur të blejë floririn pa ndonjë paralajmërim apo lidhje me regjimin e Libisë pasi nuk dihet se si mund të përfundojë një tregti e tillë. Gedafi mund ta transportojë në Çad apo Niger për ta shkëmbyer me armë, ushqim apo para kesh. /Telegrafi/