LAJMI I FUNDIT:

Gaboi gjatë pagesës me telefon, për një simite pagoi mbi 18 mijë euro (Foto)

Gaboi gjatë pagesës me telefon, për një simite pagoi mbi 18 mijë euro (Foto)

Klienti i paemëruar e ka lënë një lokal në Kinë me nxitim, pasi pagoi mbi 18 mijë euro për një simite të mbushur. Për më se një muaj, pronari është duke e kërkuar këtë njeri, për t’ia kthyer paratë.

He Liuzhu që ka një lokal në provincën Hubei, po kontrollonte financat në fund të muajit, kur pa shumën enorme që ishte mbledhur në transaksionin bankar, transmeton Telegrafi.

Ky klient kishte transferuar gabimisht 147,258 yuan, që janë 18,500 euro, nëpërmjet pagesës mobile kineze Ali Pay, derisa paguante për një simite që kushton rreth 50 cent.


Transaksioni përmes telefonit

Për të paguar me telefon, klienti duhet të skanojë kodin QP dhe të shkruajë fjalëkalimin, që të autorizoi transaksionin.

“Po besoj se e ka shkruar fjalëkalimin, në hapësirën ku duhet vënë shumën e pagesës. Meqë është njëjtë, me gjashtë shifra”, ka thënë Liuzhu.

Simitet që kushtojnë rreth 50 cent

Megjithëse është një shumë e madhe dhe lajmi është përhapur në medie, ende askush nuk ka shkuar për të kërkuar paratë, duke lënë të kuptohet se mund të jetë një klient shumë i pasur. /Telegrafi/