Gabimet të cilat shumica i bëjnë kur e ngjeshim brumin

Shikoni nëse i bëni edhe ju këto tri gabime më të shpeshta Gabimi 1. Përdorimi i tepsisë ngjyrë të errët
Mbase kjo ju tingëllon si marrëzi, mirëpo ka logjikë: tepsia e errët më shpejt nxehet dhe janë më të mëdha shanset që brumi juaj të digjet nga njëra anë, ndërkaq mesi dhe pjesa e sipërme të mbeten të papjekura.
Pra, përdorni tepsi ngjyrë më të shndritshme, apo të qelqit të tejdukshëm, transmeton Telegrafi.
Lëngun do të duhej ta matni në enë e cila është e dedikuar ekskluzivisht për matje të lëngjeve, e cila ka të shënjuara decilitrat, litrat... derisa përbërësit e thatë do të duhej t’i matni në peshore.
Kjo rregull nuk vlen vetëm nëse në recetën të cilën e përdorni për brumë të cilin do ta bëni, është e shënuar që të gjitha t’i matni me filxhanë, apo me lugë.
Gabimi 3. Nuk e matni drejt miellin
Nëse në recetë nuk shkruan sasia e miellit me gramë apo kilogramë, por: lugë, filxhanë... atëherë rrezikoni që brumi juaj të bëhet i thatë.
Luga duhet patjetër të jetë e rrafshët, si edhe filxhani. Këtë do ta arrini ashtu që me thikë do të hiqni tepricën. /Telegrafi/













































