Fytyra juaj tregon gjendjen e veshkave tuaja: Nefrologët apelojnë – shikoni lëkurën, sytë, gjuhën dhe veshët tuaj

Përveç dhembjes dhe ndryshimit të ngjyrës së urinës, ka edhe mënyra të tjera të cilat flasin që veshkat nuk ju punojnë siç duhet
Si të mos i injoroni sinjalet e rrezikshme të cilat jua dërgon trupi juaj, por të cilat nuk janë edhe aq të dukshme, kanë zbuluar nefrologët.
Nëse ka dyshim në problemet me veshkat, e para gjë që duhet të bëni është që të shikoheni me kujdes në pasqyrë.
Ndryshimet sipërfaqësore në fytyrë mund të tregojnë në shfaqjen e sëmundjes para simptomave të tjera, transmeton Telegrafi.
Cilave shenjave duhet kushtuar kujdes i veçantë?
Nefrologët kanë veçuar gjashtë shenja të dukshme që tregojnë se veshkat tuaja nuk funksionojnë siç duhet dhe se është e nevojshme të konsultoheni me mjekun për ndihmë.

1. Fryrja
Problemet me veshkat gjithmonë manifestohen në fytyrë duke u shfaqur ënjtje e kapakëve të poshtëm të syve. Ndonjëherë si simptomë lezionesh të zorrës së hollë formohen qese të pazakonta nën sy, ndërsa mjeku gjithsesi do të përcaktojë shkaktarin e saktë.
2. Ngjyra blu nën sy
Shfaqet posaçërisht pas zgjimit nga gjumi. Kjo është shenjë e filtrimit të keq të lëngjeve në veshka. Mund të jetë fjala edhe për “mbylljen” e sistemit të drenazhimit të trupit me substanca ngjitëse të imunoglobinës, gjë që është reaksion ndaj ushqimit të papërshtatshëm.
3. Lëkura e thatë
Thatësia e tepërt e lëkurës, duke përfshirë edhe fytyrën, tregon marrjen joadekuate të lëngjeve në organizëm dhe çrregullim të punës së sistemit të sekretimit. Gjithashtu, kjo mund të jetë edhe një shenjë e problemeve me gjëndrën tiroide. Për të përcaktuar shkaktarin e saktë të ndryshimeve, duhet të shkoni te mjeku.
4. Rrija e lagështisë së lëkurës
Kjo gjë mund të jetë shenjë e mungesës së vitaminës D apo e helmimit. Kjo gjë ka të bëjë me problemet e sistemit të sekretimit.
5. “Gjuha gjeografike”
Ndryshimi i receptorëve të shijes, i së ashtuquajturës “gjuhë gjeografike” (e mbuluar me njolla të kuqe të ndezura” me një kind të bardhë), si edhe qarje në të, tregojnë patologji të ndryshme. Ndryshimet në rrënjën e gjuhës tregojnë probleme me veshkat dhe fshikëzën.
6. Ndryshime në formën e veshëve
Ekspertët thonë se nëse forma e veshëve ka ndryshuar, atëherë arsyeja janë veshkat. Prandaj, kërci shumë i fortë i laprës së veshit tregon shëndetin gjenetik të veshkave, dhe i butë tregon një tendencë për probleme me sistemin urinar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës