LAJMI I FUNDIT:

Futet në librin e rekordeve Guiness, shitet piktura më e madhe në botë për 62 milionë dollarë në Dubai

Futet në librin e rekordeve Guiness, shitet piktura më e madhe në botë për 62 milionë dollarë në Dubai

Një vepër arti e piktorit Sacha Jafri që mban rekordin Guiness si piktura me përmasat më të mëdha, është shitur për 62 milionë dollarë në një ankand në Dubai.

Piktura e “udhëtimit të njerëzimit” njëherit është piktura e dytë më  shtrenjtë e shitur e ndonjë piktori të gjallë. Ajo është realizuar në një hapësirë gjigante në korridorin e hotelit Atlantis në Dubai, transmeton Telegrafi.

Për ta përfunduar në detaje, piktorit i janë nevojitur shtatë muaj, kurse piktura është ndarë në shtatë pjesë të cilën e ka blerë Andre Abdun, shtetas francez që jeton në Dubai dhe merret me shitjen e kriptovalutave.


Abdun ka thënë se planifikon që me këtë pikturë ta shet për qëllime humanitare – duke mos zbuluar për çfarë bëhet fjalë.

“Qëllimi është t’ia ndryshojë jetën fëmijëve në mbarë botën dhe të filloj një frymë humanizmi”, ka thënë Jafri.

Piktura më e shtrenjtë e një piktori të gjallë ishte shituar në vitin 2018. Bëhet fjalë për piktorin David Hockney që u shit për 90.3 milionë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Interesante
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trudeau largohet nga Parlamenti

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Interesante
Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Interesante
Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Virale
Kalo në kategori