LAJMI I FUNDIT:

Futbollisti i parë që e pranoi publikisht se është homoseksual, Jakub Jankto tani prezanton edhe të dashurin e tij

Futbollisti i parë që e pranoi publikisht se është homoseksual, Jakub Jankto tani prezanton edhe të dashurin e tij

Jakub Jankto bëri bujë ndërkombëtare mbi një vit më parë kur zbuloi publikisht orientimin e tij seksual përmes një videoje në rrjetet sociale.

Mesfushori çek deklaroi: “Nuk dua më të fshihem” dhe bëri të ditur se është homoseksual.

Në atë kohë, Jankto ishte pjesë e Sparta Pragës dhe zbulimi i tij e vendosi atë si një figurë të shquar LGBT, duke i hapur rrugën më shumë futbollistëve që të ndihen pak më të lirë dhe më pak të gjykuar në një sport që shpesh shihet si i dominuar nga burrat.


Megjithatë, këtë herë mesfushori aktual i Cagliarit ka dashur të bëjë një hap më tej duke u shfaqur publikisht me partnerin aktual. Nën pemën e Krishtlindjes dhe duke ndarë një puthje, lojtari ka postuar një foto romantike me mesazhin: “Ju urojmë Gëzuar Krishtlindjet”.

Vlen të theksohet se futbollisti 28-vjeçar kishte qenë më parë në një lidhje me një femër, madje ka edhe një fëmijë.

Marketa Orromanska komentoi zbulimin publik, duke thënë: “Jam krenare që ai ka gjetur forcën për të dalë publikisht. Ai është futbollisti i parë që e ka shpallur këtë. Ndoshta vetëm ata që i kanë dhënë fund karrierës e kanë pranuar këtë. Të gjithë të tjerët e mbajnë sekret”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi golin e fitores

Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi golin e fitores

La Liga
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Lionel Messi ka zbuluar se cili është goli i tij i preferuar në karrierë

Lionel Messi ka zbuluar se cili është goli i tij i preferuar në karrierë

Liga e Kampionëve
Konfirmohet lëndimi i rëndë i Anthony Joshuas

Konfirmohet lëndimi i rëndë i Anthony Joshuas

Boks

"Nuk është hera e parë", Pep Guardiola qesh me pretendimin e Fabio Capellos se spanjolli i ka bërë "dëm të madh futbollit"

Premier League
Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori