Futbollisti i Chelseat, Charly Musonda, nënshkroi për ‘Blutë e Londrës’ në vitin 2012, kur ishte vetëm 15 vjeç dhe ishte një shpresë e madhe, por për shkak të lëndimeve ai nuk arriti kurrë potencialin e tij.

Ai tani është 25 vjeç dhe ka pranuar largimin nga skuadra londineze në fund të sezonit, kur i skadon kontrata.


Mesfushori pranoi në një intervistë për “The Beautiful Game” se madje i kishte sugjeruar klubit që të luante falas, por trajneri Thomas Tuchel e refuzoi propozimin e tij.

GettyImages 1015549290

"Kam biseduar me trajnerin. I thashë se isha gati të luaja falas dhe të isha lojtari i fundit në listë. Doja të stërvitesha shumë me ekipin dhe të luftoja për pozicionin tim përmes stërvitjes. Tuchel e kuptoi se çfarë isha duke thënë, por më tha: "Dëgjo, nuk më takon mua të vendos. Kontratat po negociohen diku tjetër", tregon Musonda.

Musonda bëri vetëm shtatë paraqitje për Chelsean, duke shënuar në ndeshjen e EFL Cup kundër Nottingham Forest në shtator 2017.

Pasi u huazua te Real Betis dhe Celtic, ai u huazua edhe te Vitesse në vitin 2018, ku pësoi një dëmtim të rëndë të ligamentit.

907515852.0

Belgu aktualisht ka kontratë me Chelsean deri më 30 qershor 2022 dhe stërvitet me ekip e Chelsea U23.

Ai ka luajtur më 24 shtator në një ndeshje të Ligës Premier 2 kundër Liverpool. Pas kësaj, ai luajti edhe më 3 tetor kundër Blackburn dhe që atëherë nuk ka luajtur më. /Telegrafi/

telegrafi sport app