LAJMI I FUNDIT:

Fustani që duhet parë patjetër: Bukuroshja me kaçurrela në qendër të vëmendjes për pamjen përrallore

Fustani që duhet parë patjetër: Bukuroshja me kaçurrela në qendër të vëmendjes për pamjen përrallore
(Foto: AFP/Getty)

Në gamën e angazhimeve të turneut, Taylor Swift gjeti pak kohë për t’u shfaqur në tepihun e kuq, në premierën botërore të filmit “Eras Tour” në Los Angeles.

Dhe erdhi në një edicion mbresëlënës, ndaj nuk është çudi që të gjithë sytë ishin tek ajo.


Taylor Swift merr pjesë në premierën e filmit "Eras Tour, shfaqet në tapetin e kuq pa partnerin e ri Travis Kelce
Lexo po ashtu Taylor Swift merr pjesë në premierën e filmit "Eras Tour, shfaqet në tapetin e kuq pa partnerin e ri Travis Kelce
(Foto: Getty/TAS)

Fustanin e bukur me ngjyrë të kaltër të çelët e ka kombinuar me sandale në të njëjtën ngjyrë dhe kështu ka mahnitur gjithë të pranishmit.

Një fustan me detaje lulesh i krijuar nga Oscar de la Renta dhe me të cilin theksoheshin në mënyrë perfekte sytë e saj të kaltër dhe linja e hollë trupore, ndërsa prekjen romantike ia dhanë kaçurrelat e dhe buzëkuqi tashmë i zakonshëm për të kontribuuar në kompletimin e një edicioni përrallor.

(Foto: Getty/TAS)
Beyonce shkëlqen në tapetin e kuq të premierës së filmit "Eras Tour" përkrah Taylor Swiftit
Lexo po ashtu Beyonce shkëlqen në tapetin e kuq të premierës së filmit "Eras Tour" përkrah Taylor Swiftit

Nga stolitë, kishte vënë vetëm një gjerdan të thjeshtë diamanti. /Telegrafi/

(Foto: Getty/TAS)

(Foto: AFP/Getty)