Para betejave për shpërblimet e sivjetme The Brit Awards në arenën 02 të Londrës, yjet britanike dhe kolegët e tyre ndërkombëtarë kanë rivalizuar në tepihun e kuq në prag të ndarjes.

Yjet krenare janë balancuar nëpërmjet fustaneve posaçërisht seksipile me prerje të lartë dhe me diç dukje modeste dhe ishin të sigurta që ky tepih i kuq nuk do të harrohet një kohë të gjatë. Këngëtaret Dua Lipa dhe Rita Ora kanë veshur fustane luksoze të Giambattiste Vallia-s dhe dyshes australiane Ralph &Russo, ndërsa Pixie Lot dhe Camila Cabello  kishin veshur fustane të cilat më shumë kanë zbuluar sesa kanë mbuluar.


Camila Cabello Në foto: Camila Cabello

Fotografët e tubuar dhe njohësit e modës megjithatë më së shumti i ka befasuar reperja IAMDDB, e cila kishte veshur fustan të tejdukshëm pa sytjena.

Diana De Brito e njohur si IAMDB Në Foto: Diana De Brito, e njohur si IAMDDB

Tepihu i kuq megjithatë yjeve u ka shërbyer edhe si vend për dërgim të porosive të solidaritetit me lëvizjen Time’s Up, gjë që e kanë bërë me mbajtjen në dorë të trëndafilave të bardhë.

Kombinimet e veshjeve më të bukura nga tepihu i kuq shikoni këtu:

Rita Ora Rita Ora

Millie Bobby Brown Millie Bobby Brown

Anna Friel Anna Friel

Ella Eyre Ella Eyre

Gemma Atkinson Gemma Atkinson

Veshjet më të këqija nga tepihu i kuq shikoni këtu:

Holly Willoughby Holly Willoughby

Jess Glynne Jess Glynne

Myleene Klass Myleene Klass

T’ju rikujtojmë, ylli i R’nB-së në ngritje Dua Lipa ka fituar të mërkurën në mbrëmje dy çmime në Brit Awards, ndërkaq reperi Stromzy është “kurorëzuar” në kategorinë e meshkujve, duke mposhtur Ed Sheeran.

Dua Lipa (22) është njëra ndër këngëtaret e rralla me më shumë se një miliardë klikime në YouTube për singlin “New Rules”, ndërkaq ka garuar me Baloma Faith-in, e cila ka fituar shpërblimin më 2015, Kate Tempest, Jessie Ware dhe Laura Marling. /Telegrafi/