eksperti-banner

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka bërë të ditur se në qytet ka nisur një proces i intensifikuar për largimin e mbeturinave, si pjesë e masave për përmirësimin e gjendjes së pastërtisë publike.

Përmes një postimi në Facebook, Prebreza theksoi se nga sot në terren do të jenë të angazhuar katër kamionë në baza ditore për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave në të gjithë qytetin.


“Fushë Kosova po pastrohet. Nga sot, 4 kamionë çdo ditë në terren për largimin e mbeturinave në qytetin e Fushë Kosovës”, ka shkruar Prebreza.

Ai shtoi se pas ndërhyrjeve emergjente të ndërmarra nga komuna, procesi i menaxhimit të mbeturinave po shkon drejt fazës përfundimtare të zgjidhjes së problemit.

“Pas masave emergjente të ndërmarra, procesi i largimit të mbeturinave po hyn në fazën përfundimtare të zgjidhjes”, ka theksuar ai.

Në fund të reagimit të tij, kryetari i komunës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/