Kim Kardashian e ka prezantuar një linjë të re të rrobave të banjës nga marka e saj e modës, Skims, me një fushatë të çuditshme me ‘jashtëtokësorë’.

Fushata me tematikë jashtëtokësorësh ka tërhequr vëmendjen, ndërsa materialet e reja janë në dispozicion për blerje që nga e marta.


kim1 2 (Foto: Instagram/Skims)

Kardashian modeloi disa kostume vet për fushatën e xhiruar nga regjisorja e “Spring Breakers”, Harmony Korine. Për këtë fushatë, Kim ka pozuar edhe me modele të veshura me maska aliene.

kim1 1 (Foto: Instagram/Skims)

Skims Swim ofron kostume me një dhe dy pjesë me ngjyra të ndezura. /Telegrafi/