LAJMI I FUNDIT:

Fushatë për shkolla profesionale në Maqedoni, gjashtë kompani hyn në bashkëpunim me këto shkolla (Video)

Fushatë për shkolla profesionale në Maqedoni, gjashtë kompani hyn në bashkëpunim me këto shkolla (Video)

Nga viti i ardhshëm, gjashtë kompani do të bashkëpunojnë me shkollën elektroteknike “Mihajllo Pupin”. Pas mbarimit të shkollës së mesme, nxënësit e kësaj shkolle drejtpërdrejt do të punësohen në këto firma. Bashkëpunimi me firmat përkatëse u mundëson nxënësve që edhe praktikën të mbajnë aty, ngaqë shkollat nuk kanë pajisje të duhura për praktikë. Drejtor i shkollës në fjalë, Dimitar Georgiev thotë se kjo bëhet për t’i motivuar nxënësit që të ndjekin shkolla profesionale.

“Para ca vitesh shkolla jonë u bë e para në vendin tonë që ka paralele të ashtuquajtur 20-20-20. Paralele e cila është formuar në bashkëpunim me EVN Maqedoni. Vitin e ardhshëm do të dalin kuadrot e para të trajnuara nga kjo paralele që do të jenë të punësuar në këtë firmë, me pagë fillestare prej 20 mijë denarësh. Në këtë paralele, vitin e ardhshëm do të kyçen edhe gjashtë firma”, theksoi Dimitar Goergiev, Drejtor i SHMET “Mihajllo Pupin”.

E para disa ditëve pikërisht per kete temë profesorë të Shkollës së mesme elktro-makinerike “8 Shtatori” u ankuan se numri i nxënësve të regjistruar në shkollën e tyre po bie dhe rrezikon të mbyllet.


“Është për të ardhur keq, që një shkollë që ka pasur 900 nxënës tani të vijë në atë shkallë që të mbyllet apo të ngelet vetëm me 100 nxënës. Nëse këtë vit kemi vitin e tretë dhe të katërt shkojnë 50 maturantë paramendoni do të mbeten vetëm 50 nxënës. Vitin e kaluar u regjistruan vetëm 14 fëmijë. Tre nxënës në paralelet maqedonase dhe 11-të në paralelet shqipe, ku është ardhmëria dhe perspektiva e këtij shteti”, u shpreh Kenan Asipi, Drejtor i QSHEM “8 Shtatori”.

Por Ministri i arsimit Arbër Ademi, tha se po punohet në çdo aspekt, që të rritet cilësia në shkollat profesionale.

“Janë bërë një sërë hapash të rëndësishme në drejtim të promovimit, modernizimit dhe rritjes së atraktivitet të arsimit të mesëm profesional. Plane të reja mësimore po, programe të reja mësimore po, në përputhje edhe me kompanitë, sektorin e biznesit, përmirësim të kushteve në shkollat e mesme profesionale po, pajisje dhe furnizim me pajisje të nevojshme po vijojnë që ta bëjmë në shkollat profesionale”, deklaroi Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

Ndryshe sot u promovua fushata “Edhe e mesme, edhe e vlefshme, që ka për qëllim t’i njoftojë semimaturantët me beneficionet dhe mundësitë që u sjellin shkollat e mesme profesionale.

Ndërkaq, Arbër Ademi, thotë se interesimin për regjistrim në shkolla profesionale e ulin disa mite të caktuara që janë përhapur nëpër popullatë, se këto shkolla nuk kanë perspektivë./Tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë

Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë

Politikë
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Lajme
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Lajme
Kalo në kategori