Tyson Fury ka fituar ndaj Tom Schwarz, por edhe ka dhuruar spektakël në ring.

Britaniku arriti që të fitojë ndeshjen pas një nokauti teknik në raundin e dytë në përballjen e zhvilluar në mëngjesin e sotëm në MGM Grand Garden Arena.


I njohur si "Gipsy King" përveç boksave të fortë, arriti të krijoj edhe spektakël ndaj gjermanit Schwarz.

Tyson Fury vs Tom Schwarz 1 Fury fitoi, por edhe dhuroi spektaël (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

Fury ia vështirësonte punët gjermanit, pasi përveç që e godiste fortë, i ikte shpejt dhe nuk i jepte mundësi për goditje.

https://twitter.com/usatodaypost2/status/1140129616948027392

Një video që ka pushtuar rrjetet sociale është ajo me pamjet e Furyt duke iu shmangur goditjeve në stilin e legjendës Muhammad Ali.

Këto pamje të shmangies së boksave janë bërë hit në rrjetet sociale, ndërsa shikuesit kanë filluar t'i vënë epitete të ndryshme boksierit britanik. /Telegrafi/

https://twitter.com/theDamorela/status/1140148139334275072

telegrafi sport app