LAJMI I FUNDIT:

Furgoni i parkuar merr flakë dhe fillon të lëvizë (Video)

Furgoni i parkuar merr flakë dhe fillon të lëvizë (Video)

Një furgon ishte i parkuar kur papritmas shpërtheu në flakë dhe filloi të lëvizë, duke u ndeshur me një furgon tjetër, i cili po ashtu u ndez.

Askush nuk është lënduar, mirëpo është e paqartë se si ndodhi kjo ngjarje në orët e pasdites në Dunstable të Bedfordshire.


Automjeti që i përket një kompanie transporti, ka ndezur edhe një furgon tjetër, ndërsa nga flakët është përfshirë edhe një shtëpi.

Zjarrfikësit kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar flakët që kishin marrë shtëpinë, ndërsa furgonët ishin bërë shkrumb e hi. /Telegrafi/