Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania kanë paralajmëruar presidentin sirian, Bashar al-Assad, të mos përdorë armë kimike, teksa ka filluar fushatë për të fituar kontrollin e provincës së fundit të kontrolluar nga rebelët në Siri.
Në një deklaratë të përbashkët të publikuar më 21 gusht, tri fuqitë Perëndimore kanë thënë se “ne jemi të përkushtuara të veprojmë nëse regjimi i Assadit përdorë sërish armë kimike”.
Forcat siriane kanë nisur një ofensivë ushtarake në provincën Idlib, pasi kanë fituar kontrollin e pjesës më të madhe të territorit që dikur është zotëruar nga rebelët.
Ata kanë gjuajtur bomba dhe artileri në Idlib, provincë e cila gjendet në kufi me Turqinë dhe njihet si zonë e rebelëve që janë dërguar aty muajt e fundit, për shkak të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Rusia, e cila u ka siguruar rebelëve rrugë të sigurt në këtë provincë, në rast të dorëzimit të territorit që dikur kanë kontrolluar në zonën afër Damaskut.
Britania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se “pozicioni ynë për armët kimike të Assadit nuk ka ndryshuar”, transmeton Evropa e Lirë.
Në muajin prill këto tri shtete kanë nisur sulme ajrore për të eliminuar zonën ku dyshohej se ishin krijuar armët kimike në Siri dhe të cilat ishin përdorur në Douma disa javë më parë.
Assad ka kundërshtuar vazhdimisht përdorimin e armëve kimike, teksa përpjekjet e fuqive Perëndimore në Kombet e Bashkuara për ta ndëshkuar Sirinë rreth armëve kimike janë sfiduar nga aleati më i madh i Sirisë, Rusia.
Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së, pritet që javën e ardhshme të diskutojë për situatën në Siri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

Erdogan ka një ofertë për palët e përfshira në përfundimin e luftës në Ukrainë

Bisedimet SHBA-Rusi mes stuhive diplomatike - vendi për evropianët në tryezë është ende i pasigurt

Pas takimit SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, reagon Zelensky

Çfarë dihet për bisedimet e para SHBA-Rusi për luftën në Ukrainë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame