Konkurrent i ri serioz për Adobe: AI që editon imazhet me saktësi kirurgjikale

Bota e editimit të imazheve po hyn në një fazë të re.
Platforma Higgsfield ka prezantuar Nano Banana Inpaint, një teknologji të re të Inteligjencës Artificiale që po cilësohet nga ekspertët si një nga modelet më të avancuara për përpunimin e imazheve deri më sot.
Sipas zhvilluesve, Nano Banana Inpaint ofron një qasje krejtësisht ndryshe nga gjenerimi klasik i imazheve me AI.
Në vend të ndryshimeve të rastësishme, përdoruesi thjesht “pikturon” zonën që dëshiron të modifikojë, ndërsa modeli ndërhyn vetëm në atë pjesë – duke ruajtur strukturën, ndriçimin, gjeometrinë dhe identitetin e imazhit origjinal.
Çfarë e bën këtë teknologji të veçantë?
Nano Banana Inpaint është ndërtuar për editim preciz dhe profesional, duke eliminuar deformimet që shpesh shfaqen te mjetet tradicionale të AI.
Ndryshimet realizohen pa prekur pjesët e tjera të imazhit, gjë që e bën këtë teknologji veçanërisht të vlefshme për dizajnerë, fotografë dhe krijues përmbajtjeje.
Ndër funksionet kryesore përfshihen editimi i zonave të caktuara, zëvendësim, rregullim ose shtim elementesh vizuale, ruajtje e strukturës origjinale, kuptim i avancuar i kontekstit, dritës dhe perspektivës.
Edhe pse kjo risi po shihet si konkurrencë, shumë prej gjigantëve të teknologjisë kanë filluar ta integrojnë.
Adobe për shembull ka integruar Nano Banana dhe modelin më të avancuar Nano Banana Pro.
Adobe i ka bërë modelet me Al të disponueshme si "modele partnere" së bashku me modelet e veta. Kjo u lejon përdoruesve të zgjedhin mjetin më të mirë për detyrën që duan ta kryejnë. /Telegrafi/
















































