LAJMI I FUNDIT:

Fungo i kënaqur me bashkëpunimin me FSK-në

Fungo i kënaqur me bashkëpunimin me FSK-në

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, priti sot në takimin lamtumirës komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral majorin Giovanni Fungo.

Berisha me këtë rast e ka falënderuar komandantin e KFOR-it, gjeneralin Fungo, për angazhimin, bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme profesionale që KFOR-i ka dhënë dhe po jep për Forcën e Sigurisë së  Kosovës.


“Ju po largoheni si një mik i mirë i shqiptarëve dhe Kosovës, me falënderimin e madh për aktivitetin dhe kontributin tuaj personal dhe për gjithë atë që keni bërë për ne”, ka thënë Berisha.

Në takimin e ministrit Berisha dhe gjeneralit Fungo u bisedua për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen si dhe për avancimin e marrëdhënieve të FSK-së me KFOR-i.

Ndërsa komandanti i KFOR-it, gjenerali Fungo, falënderoi ministrin Berisha për pritjen si dhe për bashkëpunimin e deritashëm.

Ai u shpreh se në mandatin e tij kishte për objektiv që të thellonte bashkëpunimin mes KFOR-it dhe FSK-së me kapacitetin aktual, dhe se është i kënaqur që ia ka arrite këtij qëllimi.

“Këtë e dëshmojnë më së miri ushtrimet fushore të përbashkëta si ‘Shpata e argjendtë’,  të realizuara me shumë sukses”, ka thënë Fungo.

Me këtë rast gjenerali Fungo vlerësoi lart profesionalizimin dhe angazhimin e FSK-së, duke theksuar se shumë njësi janë të bashkëveprueshme me njësitë e KFOR-it.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori