Të paktën 60 njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë zhdukur pasi një anije balenash e mbingarkuar u fundos të dielën në lumin Kongo.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, lajmin e bëri të ditur ministri i çështjeve humanitare në Republikën Demokratike të Kongos, Steve Mbikayi.


Mbikayi tha se më shumë se 700 njerëz kishin qenë në bordin e anijes por që vetëm 300 të mbijetuar ishin gjetur deri më tani në vendin e katastrofës përkatësisht në provincën Mai-Ndombe në perëndim të vendit.

Anija po lundronte gjatë natës të dielën nga Kinshasa në Mbandaka kur u ndesh me telashe pranë fshatit Longola Ekoti në provincën e Mai-Ndombe.

Ministri tha për Al Jazeera se shkaku kryesor i fundosjes ishte numri i pasagjerëve dhe ngarkesa në anije, duke shtuar “lundrimi natën gjithashtu luajti rol”. /Telegrafi/