Fundjava do të shoqërohet me ulje temperaturash në Shqipëri, ku në zonat malore termometri pritet të shkojë deri në minus 1 gradë Celsius.
Po ashtu sipas sinoptikantës të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, tha se pritet të ketë dhe reshje bore.
“Paqëndrueshmëria atmosferike që tashmë është prezente mbi vendin tonë do të vijojë deri në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë duke sjellë mot me vranësira dhe me reshje shiu që do jenë me intensitet të ulët e hera herës në veri-perëndim me intensitet deri mesatar. Në zonat malore në verilindje në lartësitë mbi 800 metra dhe në juglindje në lartësinë mbi 1 mijë metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës por me intensitet të ulët”, u shpreh Sherollari.
Ajo tha se duke filluar nga orët e para të mëngjesit të sotëm moti do të jetë i kthjellët dhe me vranësira të pakta por me erë të fortë në zonat bregdetare.
“Vlen për t’u theksuar pikërisht dhe elementi erë që do fillojë të intensifikohet që në orët e pasdites së sotme. Do jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10 metër për sekondë por herë herë, përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri në 20 ose 25 metër për sekondë duke bërë që valëzimi si në Adriatik ashtu dhe në detin jon të jetë i lartë 4 deri në 6 ballë”, tha sinoptikania.
Për shkak të erës së fortë, që pritet të përshijë bregdetin, në Durrës, u pezullua lundrimi i trageteve që nisen nga Durrësi në drejtim të Barit dhe anasjelltas. Kjo pasi dallgët pritet të shkojë deri në 3.5 metra. Po ashtu u ndalua edhe dalja në det e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese.
Edhe fillimi javës pritet të jetë nën ndikimin e këtyre masave të qëndrueshme dhe të ftohta. Ndërkohë duke filluar nga dita e hënë intensiteti i erës do të bjerë. /Tch/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze