Zgjedhje vendimtare, zgjedhje mes Perëndimit dhe Lindjes, zgjedhje për rikthimin e Çekisë në një Evropë demokratike apo kalimin përfundimtar në drejtim të Hungarisë së Orbanit në kllapën e hekurt mes Rusisë dhe Kinës – tone të tilla si thirrjet e Kasandrës, nuk i kursyen analistët liberalë çekë para zgjedhjeve. Të gjithë ata që i trembeshin më së keqes në Çeki, mund të marrin tani frymë lirisht. Çdo gjë rrodhi ndryshe nga parashikimet e sondazheve. Kryeministri i kontestuar çek, Andrej Babis, dhe partia e tij ANO humbën zgjedhjet për Dhomën e Deputetëve, dhoma vendimtare e parlamentit çek.
Miliarderi Babis prej vitesh e ka mbajtur në tension Çekinë me aferat e vazhdueshme, konfliktet e interesit, gënjeshtrat dhe stilin demagogjik. Vetëm para pak ditësh u bë e ditur në të ashtuquajturat “Pandore Papers” se si ai përpiqej me truke mashtruese tek firmat offshore dhe madje dyshohet edhe për larje parash. Tani Republika e Çekisë me fjalët e drejtuesit liberal-konservator të opozitës, Petr Fiala ka vendosur për ndryshimin. Për dhënien fund të politikës së mashtrimit institucional për një fillim të ri drejt ndershmërisë, transparencës dhe demokracisë së besueshme.
Po nuk ka për të qenë i lehtë ky fillim i ri. Babis ka bërë të ditur, se ai do të tërhiqet nga politika, nëse i humb zgjedhjet, realisht ai nuk e mendon këtë. Sepse Babis ka një aleat të fuqishëm, që e ndihmon në rrugën e tij: presidentin e vendit, Milos Zeman, dikur një kundërshtar i denjë kundër diktaturës komuniste dhe socialdemokrat i nderuar; ndërkohë një mik i Rusisë dhe Kinës, tolerues i një partie ekstremiste çeke dhe urrejtës i hapur i gazetarisë së pavarur. Zeman mund t’ia japë Babisit detyrën e krijimit të qeverisë, i cili do të përpiqet të shkëpusë parti të veçanta nga dy aleancat opozitare, Spolu apo Piraten/STAN, që nga ana numerike kanë shumicën. Të dyja aleancat kanë bërë të ditur, se e përjashtojnë bashkëpunimin me Babis kategorikisht, po me ndihmën e Zemanit, Babis mund të qeverisë me muaj. Nëse kjo bëhet realitet, Zeman, krahas Babisit do të dalë edhe njëherë si një e keqe tragjike e demokracisë çeke (nga e diela, presidenti çek, Milos Zeman ndodhet i shtruar në spital, gjë që mund të ketë pasoja në dhënien e mandatit për krijimin e qeverisë. Shën.red.)
Pavarësisht nga kjo, rezultati i zgjedhjeve parlamentare në Çeki është një lajm i mirë për Evropën demokratike. Do të ishte herët të bëhej fjalë për fundin e një epoke në Evropën Lindore e Juglindore, së cilës i vihet etiketa e populizmit, po që në të vërtetë është një ngrehinë ideologjike e autoritarizmit të korruptuar dhe demagogjisë nacionaliste. Gjithnjë e më shumë njerëz në rajon nuk duan t’i dëgjojnë më premtimet e gënjeshtërta të autokratëve si Kaczynski, Orban dhe Vuçiq, dhe u ka ardhur në majë të hundës arbitrariteti politik, mungesa e transparencës, korrupsioni, keqqeverisja dhe mungesa e perspektivave jetësore. Si tani edhe në Çeki.
Kjo duhet ta bëjë të mendohet Berlinin, Parisin dhe Brukselin. Për një kohë të gjatë aty kanë qenë shumë hezitues dhe të duruar me Viktor Orbanin dhe Andrej Babisin ose kanë lejuar t’ua hedhin. Në Republikën e Çekisë shumica e votuesve vendosën: Mjaft më me këtë! /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe