Politikani Fuad Ramiqi dhe imami nga Prizreni, Mazllam Mazllami, janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Prishtinës, për akuzat që ndërlidhen me terrorizëm.
Avokati i Mazllamit ka thënë me këtë rast se gjykimi i klientit të tij me Kod të ri të procedurës penale, i vitit 2013, është humbje kohe.
“Do të bëjmë çmos unë dhe i mbrojturi im që ta bindim gjykatën se asnjë fjalë nuk është përdorur në ligjëratat që i përshkruan prokurori special për shkatërrimin e organizatës, të paraqitura në aktakuzë kundër Mazllamit”, tha mbrojtësi i tij në seancën gjyqësore që po mbahet në Pallat të Drejtësisë, raporton Gazeta Express.
Derisa, në të njëjtën seancë Fuad Ramiqi, po ashtu i akuzuar për vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin, tha se e kundërshton aktakuzën e Prokurorisë Speciale, gjithashtu edhe veprën penale për të cilën akuzohet.
“Ky proces ndaj meje është tërësisht proces politik”, tha ai në gjykim.
Në të njëjtin gjykim ndodhen edhe tre imamë tjerë, të cilët akuzohen për vepra të njëjta penale që ndërlidhen me terrorizëm Enes Goga, Bedri Robaj, Idriz Ballabani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare