Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur rreth vizitës së kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq e cila pritet që të hënën të jetë në veri të Mitrovicës.
Kurti tha se kjo kërkesë nga Serbia erdhi pasi zyrtarët e Kosovës, pritet që po në atë ditë ta vizitojnë Luginën e Preshevës, Medvegjën dhe Bujanovcin.
Ai tha se këtë agjendë ata e kishin paraparë më herët.
“Agjenda jonë qeveritare qysh më herët e ka parapa një vizitë në Luginë, dhe zyrtarët tanë do të shkojnë të hënën. Unë do shkojë një ditë, por nuk është shkuarja jonë reagim. Përshtypja ime është që kur ata e kanë kuptuar që zyrtarët tanë do të shkojnë të hënën, pastaj ata e kanë bërë kërkesën që të vij Ana Brnabiq në veri të Mitrovicës, veçanërisht në Leposaviq”, ka thënë ai.
Kurti po ashtu foli edhe për marrëveshjen e targave dhe të letërnjoftimeve të cilat tashmë janë duke u ekzekutuar në dy anët e kufijve.
Ai tha se kur të hyjë në Kosovës, kryeministrja e Serbisë do ta kuptojë që çdo gjë po funksionin siç duhet.
“Së pari jemi pas 1 shtatorit dhe është parë që po shkon siç kemi thënë më herët. Ose do të ketë dokumente hyrëse – dalëse edhe në anën e kufirit, Kosovë-Serbi, ose në asnjërën prej tyre. Edhe Brnabiq le të hyjë në Kosovë me letërnjoftimin e lëshuar nga autoritetet e Beogradit dhe le ta shohin se gjithçka po funksionon si një shtet demokratik, i cili është edhe më demokratik se Serbia gjithsesi, por madje dhe më i pavarur se Serbia”, tha ai.
I pyetur se cila është ecuria pasi të kaloj afati i marrëveshjes për targa dhe letërnjoftime, ai tha: “Sa i përket targave ne do të bëjmë më të mirën e mundshme. Sa i përket aspektit diplomatik e politik, mirëpo unë i ftoj të gjithë qytetarët e komunitetit serb në Kosovë, që kanë targa, KM, PR, etj që t’i konvertojnë sa më parë, sepse i kanë këto dy muaj për t’i përfituar deri në pesë mijë euro, duke mos paguar, TVSH, taksë, akcizë doganore. Afati është 31 tetori siç e kemi deklaruar. Sa më parë që e bëjnë këto, jo vetëm që është e mirë për shtetin tonë dhe ligjshmërinë, por edhe për ata vetë. Ata përfitojnë nga kjo, nuk humbin. Bëhet fjalë për disa mijëra vetura. Pasi një pjesë e madhe e serbëve të Kosovës, i kanë targat ashtu siç i kanë dhe letërnjoftimet e Kosovës. Vetëm disa mijëra nuk i kanë targat dhe letërnjoftimet”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Ligji për “branitellat” nuk kalon pa përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës