LAJMI I FUNDIT:

FSSHM prej sot fillon ditët e hapura për të siguruarit

FSSHM prej sot fillon ditët e hapura për të siguruarit

Në të gjitha 30 shërbimet rajonale të Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë prej sot fillojnë ditët e hapura për të siguruarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të siguruarit, siç njofton FSSHM, drejtpërdrejt prej personave përgjegjës të Fondit do të informohen për të drejtat e tyre, do të prezentojnë ndonjë problem me fitimin e së drejtës nga sigurimi shëndetësor, ndërsa njëherësh do të kenë mundësi t’i japin idetë e tyre, propozimet, të cilat kanë të bëjnë për zhvillimin e punës së Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë.


Ditët e hapura janë pjesë e angazhimeve të Fondit për të siguruar të informuar, të cilët paraqesin resurs të vlefshëm të informacioneve të kthyeshme për aktivitetet dhe risitë të cilat Fondi i vendos. Të siguruarit, njëherësh, janë edhe pjesëmarrës aktiv në procesin e krijimit të politikave për funksionim më të mirë të Fondit për sigurim shëndetësor.

Fondi i fton të gjithë të siguruarit, çdo të enjte prej orës 10:00 deri në orën 13:00, t’i vizitojnë shërbimet rajonale dhe të drejtohen për çfarëdo pyetje në lidhje me sigurimin shëndetësor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Kalo në kategori