Në Ministrinë e Mbrojtjes, sot u organizua ceremonia e përcjelljes për në pension të rregullt të gjeneral majorit, Zymer Halimi, këshilltar i Presidentit të Republikës së Kosovës.
Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi në Facebook, nga Forca e Sigurisë së Kosovës.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, morën pjesë: ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, zëvendësministri Muhamedali Mërgja, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, drejtori i NALT-it, gjeneral Frank Best, gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së, zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësues të NALT-it, atashe dhe këshilltarë ushtarak ndërkombëtar, si dhe bashkëpunëtorë, miq dhe familjarë të gjeneral Halimit.
Ministri Quni, vlerësoi lart angazhimin jetësor dhe kontributin e tij në luftë dhe në paqe, duke theksuar profesionalizimin e gjeneral Halimit, në ngritjen e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës – FSK-së.
“Si një ushtarak me eksperiencë të mjaftueshme profesionale dhe i mishëruar me parimet, vlerat dhe standardet më të larta të ushtarakut bashkëkohor, ju përmbushët me sukses maksimal përgjegjësitë strategjike në detyrat udhëheqëse në Komandën e Forcave Tokësore, si dhe ato në nivel të udhëheqjes strategjike të operacioneve të FSK-së, dhe këshillëdhënës nga fusha e strategjisë dhe e mbrojtjes të Presidentit të Republikës së Kosovës“, u shpreh Quni.
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, njëherësh edhe bashkëluftëtar i gjeneral Halimit, vlerësoi lartë kontributin e tij, në luftën Çlirimtare, në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, duke u fokusuar në ngritjen dhe strukturimin e FSK-së, si dhe kontributin e tij, për ta avancuar FSK-në, me mision Ushtarak Mbrojtës, që dha edhe nga pozita e këshilltarit të Presidentit të Republikës së Kosovës.
“Këto momente janë ndjenja të veçanta dhe emocione të përziera së bashku me krenarinë. Unë kamë pasur nderin për të punuar me gjeneral Besin, (me këtë emër e kemi thirr gjithmonë), kohë të gjatë, që nga koha e luftës çlirimtare si bashkëluftëtar, por edhe në ndërtimin e institucioneve tona të sigurisë, kam pasur rastin të punojmë mbi 20 vjet bashkë. Këshillat e tij, kanë qenë të vlershme për mua dhe zhvillimin e institucionit. Është me rëndësi me dal me nder, me krenari dhe faqebardhë nga institucioni ku ke punuar kohë të gjatë. Ndërtimi i FSK-së ka qenë proces, ku kontributi i tij, gjatë ngritjes dhe transformimit e deri te ngritja e ushtrisë ka qenë i jashtëzakonshëm. Të faleminderit gjeneral për shërbimin dhe kontributin që ke dhënë për institucionin dhe vendin”, theksoi Rama.
Nga ana e tij, gjeneral majori Zymer Halimi falënderoi ministrin, komandantin si dhe tërë stafin e MM dhe të FSK-së, për bashkëpunimin e ndërsjellët në ngritjen dhe profesionalizimin e FSK-së.
“Ka qenë nder, privilegj dhe krenari shërbimi im në etapat më të rëndësishme të Çlirimit, ndërtimit dhe zhvillimit të vendit tim. Na mësuan dhe na trasuan rrugën Dëshmorët, Heronjtë që ranë për të mos vdekur kurrë. Kaloj një kohë e gjatë e punës së përbashkët me shumicën nga ju prezent, edhe pse një punë, jo e lehtë, me shumë e shumë sfida dhe sakrifica. Por, falë punës së përbashkët, punës kolektive, mirëkuptimit nga lidershipi, vartësve, stafit tim të ngushtë, personelit të Presidencës, bashkëpunimi me ekipet e NALT-it dhe ekipeve paraprake që na këshilluan në vazhdimësi, përkrahjen e pakursyer nga familja, rrethi familjar, shokët dhe miqtë“, tha ai.
Ministri i Mbrojtjes zoti Anton Quni i ndau medaljen për „Shërbim të shquar“, kurse komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama i ndau „Medaljen e karrierës“, për merita të veçanta dhe kontributin e dhënë gjatë shërbimit në FSK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë