Nga 21 maji deri më 2 qershor Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak "Defender Europe" 23.

Në kuadër të përgatitjeve për ushtrimin “Defender Europe 2023”,  së fundi në FSK është realizuar ushtrimi fushor “Steel Alpha 2023”, për valdimin e Kompanisë A dhe Togut IVR nga Regjimenti i Dytë i Forcave Tokësore.


Forcat e Sigurisë së Kosovë kanë njoftuar se në këtë ushtrim janë kryer stërvitje për operacione të mbrojtjes, sulmuese dhe armatim.

345589340 818314649817168 7791292701843052615 n

"Në këtë ushtrim janë kryer stërvitje për operacione të mbrojtjes, sulmuese, të sigurisë dhe stabilitetit, duke i përfshi këtu edhe stërvitjet në nivel kompanie (LFX) me të gjitha sistemet e armatimit", njofton FSK, transmeton Telegrafi.

345648298 815479930189552 3907806047918699067 n

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj para disa ditësh ka deklaruar  se ky ushtrim do të jetë një test i radhës për ushtrinë e Kosovës, në të cilin do të përgatiten kapacitetet tona luftarake.

“Përgëzoj shtabin, partnerët tanë dhe të gjithë ata që janë duke u angazhuar maksimalisht që ky ushtrim të jetë në nivelin më të lartë organizativ. Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-se dhe në bazë të standardeve të saj është duke u forcuar çdo ditë. Kosova në NATO është gjithashtu një nga amanetet e dëshmorëve tanë”, ka deklaruar ministri.

345899360 234962205849613 1449108597490588195 n

Kosova do të marrë pjesë me mbi 1300 trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës në stërvitjen fushore “Defender Europe ’23”, përkrah forcave amerikane dhe aleatëve tjerë.

346047695 911089486811172 8295211143198930379 n

Gjithashtu, me këtë rast, Republika e Kosovës, do të ketë edhe statusin e vendit pritës.

Në këtë stërvitje do të validohet edhe një regjiment me njësitë të tjera të specializuara që e mbështesin në stërvitje. /Telegrafi/

345648298 815479930189552 3907806047918699067 n 1