LAJMI I FUNDIT:

FSK-ja pjesë e ushtrimit fushor “WINTER  EXERCISE 19” në Turqi (Foto)

FSK-ja pjesë e ushtrimit fushor “WINTER  EXERCISE 19” në Turqi (Foto)

Në qytetin Kars të Turqisë, ka filluar ushtrimi fushor ndërkombëtar  “Winter Exercise 19“ (Ushtrimi dimëror) në të cilin ushtrim po marrin pjesë përfaqësuesit e 13-të shteteve.

Ushtrimi “Ushtrimi dimëror 19” ka për qëllim testimin e kapaciteteve luftarake në kushte të dimrit (borë me trashësi deri 50 cm dhe temperatura deri -20 gradë celsius), si dhe forcimin e ndërveprushmërisë në ambiente të përbashkëta operacionale.

FSK-ja po merr pjesë me një kontingjent prej shtatë pjesëtarëve të rangut; oficerë dhe nënoficerë-stafi.


Kontingjenti i FSK-së, ka zbarkuar më 06 shkurt 2019, dhe i është bashkuar Brigadës së 14-të të Mekanizuar të Ushtrisë Turke, në detyra të ndryshme, si oficerë/nënoficerë stafi, etj.

Komandanti i Kontingjentit të FSK-së, majori Albert Kuqi, deklaroi se “Të gjithë oficerët dhe nënoficerët e FSK-së, janë në nivel të detyrës duke treguar profesionalizëm gjatë realizimit të këtij ushtrimi të përbashkët operacional”.

“Qëllimi i pjesëmarrjes së FSK-së është që pjesëtarët të trajnohen dhe zhvillojnë shkathtësitë e planifikimit dhe ekzekutimit të ushtrimeve, ku përfshinë; qitje reale nga armët e kombinuara të kalibrave të ndryshme në një operacion konvencional ushtarak., si dhe këto përvoja t’i aplikojnë në vendin tonë në kushte dhe ambiente të ngjashme”, thuhet në njoftim.

Ushtrimi “Winter Exercise 19” do të përfundojë më 22 shkurt 2019. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Lajme
Kalo në kategori