Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se njësitet e FSK-së kanë filluar operacionet e deminimit për vitin 2023.

“Kompania jonë e deminimit, ka filluar operacionin e deminimit humanitar për pastrimin e fushave të minuara, duke u bazuar në planifikimin për vitin 2023”, ka njoftuar Mehaj në Facebook.


333912966 134617666212809 2560680639366399569 n

Ekipet e deminimit gjatë këtij viti fokus do t’i kenë 4 lokacione pa anashkaluar edhe rastet tjera që paraqiten.

“Gjatë këtij viti, njësitë e deminimit do të punojnë në 4 lokacione të ndryshme të vendit, krahas kujdestarisë në 24/7 të ekipeve për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera (EOD)”, ka njoftuar Mehaj.

Ministri i Mbrojtjes i ka quajtur heronj pjesëtarët e FSK-së që merren me këtë sektor./Telegrafi/